Lacio, me Canën ikën edhe Strakosha

15 Qershor 2015, 15:25Sport TEMA

Lorik Cana nuk është shqiptari i vetëm që pritet të largohet nga Lacio në këtë merkato vere.

Sipas mediave italiane, drejtuesit lacialë për mendojnë t’i japin më shumë mundësi aktivizimi portierit Thomas Strakosha, duke e transferuar te Salernitana e sapogjitur në Serinë B.

Në fakt, skuadra nga Salerno është në pronësi të Klaudio Lotitos, numrit një të Lacios, ndaj kjo shihet se një lëvizje brenda familjes.

20-vjecari ka qenë zgjedhje e tretë në portën e bardhekaltërve pas Federiko Marketit dhe Etrit Berishës e për rrjedhojë, nuk ka gjetur hapësira në ekipin e parë.

Pas eksperiencës që ka fituar me të rinjtë e Lacios, portieri i Shpresave të Shqipërisë është gati të luajë në nivele më të larta, por gjithcka duhet të vijë gradualisht.

Fillimisht Strakosha duhet të tregojë vlerat e tij si portier i Salernitanës, për të synuar më pas edhe portën e Lacios.

Përsa i përket Canës, Shalke 04 në Bundesligë mbetet destinacioni më i mundshëm, por nuk kanë munguar ofertat edhe nga Amerika dhe Azia.

Një tjetër mundësi është rikthimi te Olimpiku i Marsejes në kampionatin francez, skuadër ku ka mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje