Elseid Hysaj gjithnjë e më pranë Napolit

13 Qershor 2015, 16:21Sport TEMA

Napoli këmbëngul për Elseid Hysaj. Me emërimin e Maurizzio Sarrit në stolin e klubit të kaltër, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kthyer në objektivin e parë të Napolit për krahun e djathtë.

Sipas asaj që raporton portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”, trajneri 56-vjecar i ka kërkuar presidentit De Laurentiis blerjen e Hysajt.

Drejtuesit e Napolit me shumë gjasa do t’ia plotësojnë dëshirën Sarrit dhe në këtë merkato 21-vjecari shqiptar pritet të transferohet te klubi nga Jugu i Italisë.

Interesimin e Napolit kundrejt tij e konfirmoi edhe vetë Elseid Hysaj në një konferencë për shtyp nga grumbulli i Kombëtares kuqezi në kompleksin “Tropikal” në Durrës pak ditë më parë.

Duke u bazuar te ato që shkruajnë mediat italiane, për të bindur Empolin të lejojë largimin e mbrojtësit, Napoli po bën gati një ofertë prej 4 milionë eurosh, shifër e përafërt kjo me atë prej 3,8 milionë euro që e vlerëson faqja e specializuar e transferimeve të futbollistëve Transfermarkt.de kartonin e talentit nga Shkodra.

21-vjecari ka zhvilluar një sezon fantastik me Empolin në Serinë A duke spiaktur jo pak me paraqitjet e tij.

Hysaj ishte një titullar i padiskuteshëm në formacionin e Muarizzio Sarrit te skuadra toskane duke zhvilluar në total 39 ndeshje, 36 prej tyre në Serinë A dhe 3 në Kupën e Italisë.

Napoli shikon te 21-vjecari i Kombëtares shqiptare zëvendësuesin ideal të Kristian Maxhios në krahun e djathtë të mbrojtjes.

1 komente në “Elseid Hysaj gjithnjë e më pranë Napolit”

  1. 01 vlora says:

    Faleminderit Hysaj!
    Na duhen njerez si ti- Shqiptare qe degjohen per mire ne Itali e kudo. Faleminderit te gjithe shqiptareve qe ia ngrene koken larte shqiponjes dykrenare.
    Lum familjet qe i kane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje