Lorik Cana largohet nga Lacio

13 Qershor 2015, 15:45Sport TEMA

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka vendosur që pas katër vitesh të largohet nga Lacio.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar babai i lojtarit, Agim Cana.

Ky i fundit në një prononcim për mediat shqiptare ka thënë se Loriku po ikën nga kryeqyteti italian.

“Ajo që mund të them me siguri të plotë është që Loriku do të largohet nga Lacio.

Pas katër viteve në këtë klub ka ardhur koha që të provojë një eksperiencë të re, edhe pse ka kontratë edhe për një tjetër vit”, u shpreh Agim Cana.

Sipas këtij të fundit, Loriku tani është duke shqyrtuar ofertat e ardhura në drejtim të tij, teksa me gjasë destinacioni i ri do të jetë Gjermania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje