Policia e qarkut të Elbasani, ka bërë publike tre ditë përpara masat për mbarvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Francë, që do të luhet me datë 13 qershor në stadiumin “Elbasan Arena”.
Policia i ka bërë thirrje sportdashësve që të hynë në stadium dy orë përpapra fillimit të ndeshjes, dhe të mos kenë me vete sende të forta të cfardolloji apo fishekzjarre.
Gjithashtu, do të ketë bllokim të disa segmenteve rrugore dhe do të ndalohet qarkullimi./f.b
Disa nga masat:
1- Policia: Tifozët do të hyjnë në stadium dy orë para nisjes së ndeshjes.
2- Policia: Do te bllokohen rrugët, Shëtitorja nga stadiumi deri tek “1 Maji” dhe nga Bashkia deri tek Shkolla Pedagogjike. Nuk do të lejohen parkimet ne sheshin para Pallatit të Sportit. S’lejohet parkimi nga rrethrrotullimi i luleve – tek ai i Zaranikës.
3- Policia: Fëmijët e mitur të papajisur me biletë, nuk do të lejohen në stadium.
4- Policia: Për sigurinë e ndeshjes do të angazhohen një numër i madh punonjës policie nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, qarkullimi rrugor, policia e rendit dhe ajo e parandalimit të krimeve.
5- Policia: Tifozët që do të jenë të pranishëm nuk duhet të kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdolloji apo fishekzjarre.