Lionel Messi dhe Javier Mascherano ishin dy lojtarët e fundit që iu bashkuan Argjentinës në La Serena të Kilit, vendgrumbullimi ku përfaqësuesja albiceleste po u jep dorën e fundit përgatitjeve për përfaqësimin në Kupën e Amerikës. Dy futbollistët që ishin të angazhuar me Barcelonën në finalen e Champions League janë në formë të mirë dhe priten të zbresin në fushë që nga fillimi në takimin e parë ndaj Paraguait. Në eventin që do zhvillohet në Kili, Argjentina do të synojë ta cojë në 15 numrin e trofeve të fituar në Kupën e Amerikës. Për Messin fitimi i këtij kompeticioni do të ishte dicka e jashtëzakonshme për të gjithë argjentinasit, për më tepër që trofeu i Kupës së Amerikës i mungon nënkampionëve të Botës që nga viti i largët 1993:
“Ne kemi shumë dëshirë për ta fituar këtë edicion të Kupës së Amerikës, ky kompeticion vlen shumë për ne. Vimë këtu në Kili pasi zhvilluam një Kupe Bote shumë të mirë dhe do të bëjmë gjithcka për të fituar. Kemi në dispozicion një brez të shkëlqyer futbollistësh që dëshirojnë të fitojnë me cdo kusht një trofe me skuadrën kombëtare, përfshirë këtu edhe mua. Tashmë dihet që Argjentina në të gjithë turnetë ku merr pjesë është një nga skuadrat favorite për suksesin final. Ne besojmë te aftësitë tona dhe jemi të bindur se mund tia dalim”.
Më pas kapiteni i Argjentinës u përqëndrua te sezoni fantastik që zhvilloi me Barcelonën:
“A është ky viti më i mirë i karrierës time? Është e vërtetë që gjatë sezonit të fundit kam qenë në një formë shumë të mirë. Gjërat na shkuan në mënyrë perfekte me Barcelonën dhe jam i lumtur që arritëm të fitonim tre trofe. Ky ishte një vit spektakolar në kuptimin e plotë të fjalës për mua”.
po ,messi vertet zhvilloi nje sezon spektakolar me barcelonen ,sepse ashtu rodhen ngjarjet .
por ajo cka me habit mua me shume eshte fakti se nuk besoj shume ne ate renje te messit ne mesvitet 2013-2014 ,por une e shikoj sipas kendveshtrimit tim si nje konspiracion ,per pajtimin e ndarjes se zonave te influences .
habia me e madhe qendron ne ate se messi papritmas me ardhjen e enriques u “poq dhe burrerua ” brenda nje nate ,duke u kthyer nga nimfe ne “imago” (insekt i rritur ).
titujt qe barcelona mori dhe do te mare kete sezon ( te pakten dhe 2 trofe te tjere ),jane treguesi me autentik i saj ne supermacine kunder bardhoshkave ,te cilet ,pervec se jane ekip i komercializuar ,ata jane dhe te inkriminuar ,derisa perezi ,i pari i tyre ja doli qe me ndihmen e nje ndyresire pervers si blateri ta denojne barcelonen deri ne 2016 per te mos bere me blerje,qe kjo te deshtonte ,por kur kerkon qe ti besh varrin tjetrit ,bie vete brenda .
barcelona ,keshtu i selseksionoi 83 trofe kundrejt 80 te realit dhe ajo eshte ekipi me i mire ne bote per numrin e trofeve te marre dhe kjo fale fantastikut magjik messi .
copa america mendoj une do te jete nje mision i veshtire per messin e lodhur nga ky sezon sa i jashtezakonshem po aq dhe rraskapites .
shoket e messit ne albiceleste ,nuk sakrifikojne sikur ai ,sado qe messi i ushqen me topa sa dhe si askush .
brazilin shikoj une si favorit per kete trofe sepse lojtaret e tij duan qe te hedhin pas kraheve ate boteror te turpshem .
trazovaci neymar ,mendoj gjithashtu do te luaje si macja me miun ne kere kupe
Ej, mos u boj qesharat te shkruash me dy Nick-e te ndryshem. Ti je nje person qe perdor edhe nje Nick tjeter.
Perse kjo te shqetson ty se me sa Nicke shkruaj une .
Who care about that ?
S’e kam problem hic sepse e bej i DETYRUAR dhe jo se dua qe te fshihem ,per arsye qe ti thjesht i mer me mend.
Kishje ndonje gje per te me kundershtuar mua tek komenti apo jo ?