Ëndrra e Paris Saint Germain-it në merkato e ka një emër dhe një mbiemër, Cristiano Ronaldo. Është sulmuesi portugez dëshira kryesore e drejtuesve të klubit francez për të përforcuar skuadrën. Sipas asaj që raporton L’Equipe, Cristiano ka përfunduar në radarët e presidentit të klubit parizien Naser Al-Khelaifi dhe ky i fundit ka një plan sekret për të transferuar Ronaldon në Parc des Princes. Gjithcka do të ndodhë në verën e vitit 2016, sepse largimi i 30-vjecarit nga Reali i Madridit këtë verë është thuajse i pamundur. CR7 dëshiron të luajë të paktën edhe për një tjetër sezon me Los Blancos pasi ka si objektiv të shndërrohet në golashënuesin më të mirë të gjithë historisë së Realit.
Aktualisht Ronaldo numëron 313 gola me fanellën e bardhë ndërkohë që Raul ka realizuar vetëm 10 gola më shumë edhe pse ka zhvilluar 441 ndeshje më tepër se sulmuesi luzitan. Për më tepër që Cristiano me një trajner që pëlqen lojën sulmuese si Rafa Benitez, do të tentojë të fitojë edhe njëherë trofetë më të rëndësishëm me klubin merengues përpara se ti japë lamtumirën madrilenëve.
Megjithatë sipas L’Equipe ky i ardhshmi do të jetë sezoni i fundit i luzitanin me Los Blancos sepse në verën e vitit 2016 e ardhmja e Ronaldos do të jetë në Paris. Te kampionët e Francës 30-vjecari do të marrë vendin e lënë bosh nga Zllatan Ibrahimovich. Në moshën 31-vjecare vlera e 3-herë fituesit të Topit të Artë mund të bier disi dhe për një shifër që nuk i kalon 80 milionë Euro, Parisi mund të marrë ok-in e Realit që ka kontratë me Ronaldon deri në vitin 2018. Në Paris kanë filluar të ëndërrojnë sepse shumë shpejtë mund të kenë në ekip njërin nga dy futbollistët më të mirë të botës.
prape se prape kjo ngelet nje mercenare qe sido qe shenon gola ,eshte e cuditeshme se nuk fiton tituj .
sekreti ?
u imponohet si trajnereve si stafit si presidences qe gjithe ekipi te luaje per ate dhe kjo te mund messin ne garen e golave .
kaq ,asgje me shume derisa ne 2 ndeshjet e fundit shenoi jo pak por 6 gola ,vetem se ua shenoi ekipeve “te krevatit” qe milituan ne primera division vetem nje sezon ,mbasi u ngjten nga terzera division ,ne segunda division e me pas shkuan tek vendi i qenit .
shikoni ,ju lutem bilancin e realit me barcelonen ,atletiko madridin ,valencian ,sevillen ,villarealin((qe radhiten nga vendi i pare deri ne te gjashtin ) si ne la-liga si ne copa del rey dhe do te shikoni se sa pak pike ka grumbulluar reali.
ja e zeme se e kaloi dhe raulin ,por a mund te krahasohet kjo lavirja me legjenden raul ?
vafte ne te semes ,por nje gje do te thoja .
ne se dhe ky benitezi ,do vazhdoje qe ta supermbeshtese ronalden ,aq me keq per te dhe aq me mire per barcelonen qe do te vazhdoje te luaje dhe te fitoje .
Ore, po ky Ronaldo mos ju ka bo nej gjo juve qe shikoj qe vetem me nota negative flisni, kur e gjithe bota e futbollit e konsideron si nje nga lojtaret me te mire per momentin? Paskeni problem personal me duket. Harruat kaq shpejt qe Reali i Madridit vjet mori 4 Kupa?
E , i mori 4 Kupa ,por iroikja eshte se Ronalda pati kontribut ZERO ne te katerta .
Po nuk bindesh ,hidhu nje sy lajmeve dhe statistikave .
Apo kerkon nje krahasim midis Asaj dhe MIUT-MESSI ? per Trofete dhe statistikat dhe rekordet qekurse kjo MIMOZA -LLASTICA erdhi tek REAL-BARDHOSHKA ne korrik 2009 ?
Hyr tek Wikupedia e te dyve dhe nuk do ngelesh me i habitur .
Ai boni 17 gola ne Champions vjet, ti merresh me budalliqe. Boni dy gola ne Superkupe Evropiane, dhe disa gola ne kupen e mbretit.Me golat e Ronaldos Reali vazhdoi te jete konkurues deri ne fund te kampionatit te vjetshem.
Cfare te themi per Messin, qe nuk ka merite per Championsin sepse nuk shenoi ne Finale? Llogjika jote eshte absurde. Qeke kastravec fare, por si duket ke fobi ndaj Ronaldos. Hajde peshk hajde.