“Faleminderit Kevin Roldan, me ty nisi gjithcka.”
Zherard Pike thumbon rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit, vecanërisht Kristiano Ronaldon, për dështimin e plotë gjatë sezonit që sapo u mbyll, ndërkohë që Barcelona i fitoi të tre trofetë, Kampionatin, Kupën dhe Championsin.
Por c’lidhje ka këngëtari kolumbian me Realin e Madridit?
Në fillim të muajit shkurt, vetëm pak orë pas disfatës 4-0 në derbi me Atletikon e Madridit, Kristiano Ronaldo festoi me miqtë e tij më të afërt 30-vjetorin e lindjes, ku kishte ftuar edhe këngëtarin Kevin Roldan.
Në atë kohë ndaj sulmuesit portugez vërshuan kritika të shumta sidomos nga tifozët Los Blancos, për të cilët ishte e papranueshme një festë e tillë pas një humbjeje kaq të thellë, që shënoi edhe të tatëpjetën e Realit të Madridit në pjesën e dytë të sezonit.
Kjo frazë e Pike bëri që të shpërthente “Kamp Nou”, ndërsa trajneri dhe futbollistët e tjerë të Barcelonës, as që prisnin këtë batutë të 28-vjecarit, i cili shquhet për sensin e humorit dhe për thumbimet ndaj rivalëve.
ketu ronaldua ka gjithe te drejten e zotit qe te festoje ditelindjen e 30 e cila vjen njehere ne jete kurse la-liga per 6 sezone ka 228 ndeshje .
po te jemi te sinqerte sikur barca mos te delte ne finale ,nuk do ti merte keta tituj qe po mer .
fituesi asnjehere nuk gjykohet .
barcelona e ketij sezoni per mua ishte nder ekipet me te mira te te gjitha koherave ,per te gjithe ekipet qe kane fituar kete trofe .
pique te mos harroje se vitin qe vjen mund te jete radha e ndonje ekipi tjeter qe te fitoje dhe nje nga lojtaret e atij ekipi mund te nxjerre kunj gjithe diten e lume .
por pique sot nen shoqerine e shakires u cfaq drunk dhe me sy te kuq dhe te fikur .
Po c’merreni me Pike mavrine
ai adoleshent do mbetet tere kohen e kohes qe i ka mbetur
Dihet qe ate karakter ka ai, por e ka bere nga inati i Perezit qe s’la gje pa i bere Barcelones 2 vitet e fundit, i ka cuar 2 presidente ne gjyq dhe dy lojtaret me te mire te botes ne gjyq Rosell-Bartomeu dhe Nejmar-Messi dhe ja perfundimi
Pike ka twe drejten e zotit te thumboje, ashtu sikurse Ronaldo te festoje ditelindjen
@Best
Ku e ke gjet kete llogjike more Zoteri? Cfare kujton se eshte andej, Shqiperi hesapi, qe nje president klubi te sjelli verdalle sistemine e drejtesise? Hajde llogjike hajde. Dhe meqe ky president paska bere gjithe keto gjera simbas teje, nje futbollist paska te drejte te beje keto lloj shakash apo thumbimesh pa pike llogjike?