Një fillim si në ëndrra dhe një fund ëndrrash që bëhen realitet… për Barcelonën.
Katalanasit e drejtuar nga Luis Enrique, e të udhëhequr në fushat e blerta të këtij sezoni nga mbi 120 gola të shënuar prej treshes më të frikshme të repartit ofensiv; Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez; ia kanë dalë mbanë të mposhtin 3-1 Juventusin në finalen e Champions League, të luajtur në Berlin, për të gritur kupën me “veshë të mëdhenj”, atë më të lakmuarën në nivel klubesh, e duke kompletuar të ashtuquajturën “tripletë”.
“Blaugrana”-ve u janë dashur vetëm 4 minuta lojë, ashtu sikurse nuk mund ta kishin menduar kurrë paraprakisht, kur një pasim spektakolar i dhënë nga Messi kontrollohet më së miri nga anësori i majtë Jordi Alba; ky i fundit e kalon për te Neymar dhe braziliani gjen korridori për tek Iniesta. Maestroja i Barcelonës e ka shumë të lehtë t’i dhurojë një asist Rakitiç, i cili shënon dhe ngre peshë tifozët katalans të pranishëm në stadium, por edhe miliona të tjerë që e ndiqnin ndeshjen nga televizori.
E gjithë pjesa e parë foli për Barcelonën, e cila u duk sikur i përgjumi kundërshtarët e Juventusit me atë gol të hershëm, madje edhe mund të kishin thelluar rezultatin në jo pak raste. Megjithatë, herë Buffon me pritje spektakolare, si të ishte në të 20-at e tij, dhe herë neglizhimet e sulmuesve “blaugrana”, bënë që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në fund të 45-minutëshit. Ekipet u futën në dhomat e zhveshjes, për të dalë… më të karikuar.
Në pjesën e dytë u pa një tjetër Juventus, i cili që në fillim u hodh në sulm duke vënë shpesh herë në vështirësi mbrojtjen katalanase, por sërish 4 minuta pas vërshëllimës së dytë rezultati mund të kishte ndryshuar, po të mos ishte për Buffonin, përballë tentativës së Suarezit.
E pikërisht në atë moment kur të gjithë mendonin se Barcelona mund të shënonte golin e dytë, ishte një tjetër spanjoll që shënonte në Berlin. Alvaro Morata, i cili duhet se ka rilindur pas transferimit në Itali, madje nuk është ndalur së shënuari edhe në Champions League. Pasi eliminoi Realin e Madridit në gjysmëfinale, me nga një gol në secilin takim, kësaj radhe Morata përfitoi nga një aksion i nisur prej Marchisios dhe kombinimit të tij me Lichtsteiner. Ky i fundit gjen Tevezin në qendër, por gjuajtja e tij u ndal nga Ter Stegen, edhe pse ky nuk e zotëroi siç duhej topin. Aty përfitoi Morata dhe 1-1 në minutën e 55-të. Një barazim që ndezi shpresat e juventinëve, të cilët vijnë në finale pas plot 12 vitesh, atëherë humbisnin ndaj Milanit me penallti.
Aq sa vite kishin pa kaluar në finale, aq minuta iu deshën Juventusit për të rrezikuar sërish dhe për të tentuar fitoren, por një penallti e pastër iu mohua Pogbasë, pas mbajtjes në zonën e rreptësisë nga braziliani Dani Alves. Për gjyqtarin gjithçka e rregullt.
Në të 68-n, shënon emrin në tabelën e golashënuesve edhe Luis Suarez. Shumë shpejt, thuajse me të njëjtin stil nuhatjeje për gol si të Moratës, pas gabimit të Ter Stegenit, shënon këtë herë uruguajani, pas moszotërimit të topit siç duhej nga Buffon. I gjithë aksioni ishte meritë e Messit, por golin e shënon tjetërkush.
Vetëm 4 minuta më pas, Neymar shënoi pas një goditjeje me kokë, por me ndihmën e dorës. Këtë herë është gjyqtari pas porte që e sheh qartë dhe anulon golin.
Pavarësisht disavantazhit, bardhezinjtë nuk u dorëzuan dhe kërkuan disa herë, por supremacia e Barcelonës triumfon sërish. Në minutën e 78, del Iniesta dhe futet legjenda e klubit, Xavi, për të luajtur në ndeshjen e tij të fundit pas karrierës 24-vjeçare me klubin. Por gëzimi nuk mbaron me kaq, sepse një kundërsulm vdekjeprurës i minutës së fundit shtesë nxjerr 3 katalanas përballë një mbrojtësi dhe Buffonit. Messi dhe Neymar nuk mund të gabonin dhe braziliani vulos rezultatin në 3-1. Ky është titulli i pestë kampion Europe për Barcelonën.
Për ne që e shikuam ndeshjen finale Juventus-Barcelona, në kanalin e TV Klan jemi ndjer shume keq me komentet e Dritan Shakohoxhes.
Ky eshte nje turp i ekranit per vite e vite me radhe.
Edhe sot mmegjithse ishte ndeshje futbolli finale ky palo gazetar(nuk di per çfare interesash) bente reklamen e Dixhitalb-it ne menyre te paskrupull. Turp.
Forca Inter
po ca dinjiteti…..futja kot…..barcelona duhet te kishte bere dhe nja 3 gola te tjere…..por rrofte Buffon……
Per ata qe kishin dyshime
Kjo eshte Barcelona, Kampionia e Kampioneve, vetem ne formatin e vjeter kishte ndodh qe te kaloje vetem kampione nga grupet deri ne finale
dhe sot Barcelona
Juventusi duhet pergezuar jashtezakonisht, ka bere nje ndeshje titanike, jashte mundesive te veta
Por edhe katalanasit falen shume raste te pastra, i dhane jete kundershtarit
Sot ndeshjen e fitoi vetem Messi
Nje bravo Enrikes qe e vendosi ne ate pozicion, sepse nese messi do luante ne 30 metrat e fundit si zakonisht, Juvja do e hante te gjalle Barcen ne mesfushe dhe perpara
Messi ka bere nje superndeshje, nje nga me te rrallat, cdo top e merrte ne fushen e tij dhe e conte opara, 50 metra gjithe ndeshjen ne cdo aksion. Gjynah qe nuk shenoi nje gol te thyente ate rekord te mbetur, gjithsesi lojtar me 4 champions te fituar bashke me Xavin dhe Iniesten
Rekord
Pershendetje miqve te mi Totila, GMT, Maradona, Gjembaci e ndonje tjetri
armiqte le te hidherohen per sot, neser si dihet mund te gezojne ata
Ku e pe messin ti ne ate nd3shje?Ai luajti sikur kish dhier ne breke. Luajti 5 minuta vetem pjesen e dyte. Ndeshjen e fitoi iniesta me Neymar, ata te dy kan shkelqyer mbreme.
Ti Elton me cilin sy e pe ndeshjen me ate me xham apo ate pa xham ? Paske pas nevoje per nje pale dylbi me duket
C’i ke thene mire o Argent
Elton, une vertete jam tifoz i Barces dhe Messit, por di ta pranoje edhe humbjen edhe kur skuadra nuk luan mire edhe kur messi ben sikur luan dhe kur eshte dobet
Por finalen e fitoi Messi
Lexoi dhe analizat e mediave te huaja
Roli qe kishte Messi ishte i papritur dhe ma merr mendja se as Alegri se priste, ai e merrte cdo top ne mesfushe, pra ishte nje Xavi ne mesfushe
Dikur Xavi iniesta luanin mesfushen dhe messi sulmin te 20 metrat
Tani Messi ben xavin dhe iniesten bashke dhe con topat para per dy te tjeret
Elton, te tre golat dolen nga kembet dhe sllallomet e Messit
Por te thote mire Argenti ty, me ke e pe me ate me xham apo pa xham
hahahahaha
Nese Messi nuk do kishte lujt mbreme ne Mesfushe, e kam thene edhe me siper, Juvja do e kullufiste Barcelonen me gjithe lecka
Mesfusha e Juves eshte me e mira ne bote per momentin, supermesfushe
Vidal Pogba pirlo
marchiso te frikshem vertete, te pabesueshem
ajo qe te gjithe ne presim prej teje best eshte te tregohesh i sinqerte dhe thuash mendimin e pare qe pate ne koke pasi juvja barazoi.
vetem talenti i messit dhe paaftesia e tevezit per te luajtur finalet i dha kupen barcelones.
ps: bashkohem plotesisht me mendimin tend. ndeshjen e fitoi messi. jo sepse ishte i vetmi qe nuk e humbi toruan pas barazimit por golin e dyte e nxori nga hici. goli i trete vlen vetem per statistike. me vjen keq per juven por ndeshjen e humbi barzagli. nuk e besoj dot qe nje mbrojtes italian te mos bej faull tek messi ne rastin e golit te dyte.
Anonim
E kisha thene edhe para se te fillonte
Juves ia kam friken dhe do genjeja po te thoja se qe kur nisi ndeshja spata frike
Absolutisht po deri kur i ra bilbilit albitri
Per fat te keq Juvja eshte ekipi i dyte qe sipatizoj pas Barces dhe me erdhi pak keq
Por ne futboll ndodhin keto
Barcelona e nevleresoi se mund ta kishte mbyll takimin me heret dhe kur ke nje Suares aq dobet ne finale ske ca ben, edhe ai skishte faj se vinte nga demtimi
Por me beri peshtypje Messi-total
Iniseta dukej i mire se topin ne mesfushe e merrte Messi
Iniseta dy here shkoi ne zone gjithe ndeshjen se rrinte pas e shlodhej
Gjithsesi lojtaret e mire keto dite duken qe jane absolute
Une kisha mendimin qe nese messi sdo ishte ne forme qe para ndeshjes, Juvja e conte te penalltite ne mos fitonte
Kur ai eshte plot dinamizem dhe ritem e deshire
ska asnje qe e ndal
Kush nuk ka frike ne ndeshjet finale anonim???
Edhe 3-0 te jesh ne favor ke perseri frike, apo jo??
perfundimisht kjo duhet tu mbylle gojen atyre qe bejne krahasime midis messit dhe cristiano ronaldos. messi eshte talent i paster. thjesht nuk ke cfare i ben. nuk mund te krahasohesh me ate qe eshte bekuar nga zoti. cr eshte ndoshta lojtari me i kompletuar ne rolin e vet por kjo nuk mjafton, per mua nuk eshte as ne nivelin e Ronaldos (atij te vertetit).
barcelona nga ana tjeter ka vite qe eshte skuadra me konstante ne evrope. po te mos ishte per mourinho do kishte te pakten edhe nje champions me shume. shpresoja tek juventusi thjesht per nje emocion me teper, por qe kur pashe si eliminoi bajernin (ndeshjen e kthimit ia fali guardioles) e kuptova qe kete vit nuk i ndalte dot asnje skuader.
do kete rast tjeter qe messi te thyeje rekordin, mendoj qe do marre minimalisht edhe 1 champions tjeter.
PS: jam tifoz i interit.
Forza Roma!
E dija qe keshtu do te ndodhte .
Tani BARCA duhet te fitoje dhe Superkupen e Europes dhe ate te Klubeve qe te quhet misini i perfunduar !
C’fare futboll mavrija! Aty luante bota e trete (Amerika latine) me boten e katert (Afriken). Ky ishte niveli
Edhe pse jam tifoz JUVENTIN dhe njiherit fans i MESSIT ,me duhet te them se Futbolli ESHTE LUAJTUR ne A.LATINE ,po LUHET ATJE dhe do te LUHET dhe ne te ARDHMEN po atje .
ARGJENTINA ,BRASILLI ,URUGUAJI kane nxjerre YJET me te medhenj te te gjitha koherave KU PRIN ARGJENTINA me MESSI-MARADONA-MESSI , OMAR SIVORI ,HELENIO HERRERA ,ALFREDO DI STEFANO pastaj BRASILLI me PELEN ,ZHILMARIN e pare te fund – viteve ’50 dhe ’60 ,Zagallo ,VIDIN,,VAVEN GARINCEN ,SOKRATESIN ,ZICON ,RONALDO FENOMENIN ,RONALDINJON ,NEYMARIN ,URUGUAJI me ITALO-ARGJENTINASIN KIXHA , SUAREZIN e INTERIT te viteve ’60 , FRANCESKOLIN dhe se fundi SUAREZIN .
Europa e BOTES se “”PARE ” i numeron lojtaret me gishtat e nje dore ,ku me INTELIGJENTIN EUROPIAN per te gjitha koherat dhe te TRETIN INTELIGJENT me te madh te te gjitha koherave do te rendisja ROBBERTO BAGGION .
Perfundimisht MESSI sot u KUROREZUA si ME I MADHI i te GJITHA KOHERAVE !
Nje MESSI DIRIGJENT ,MBROJTES ,PRESINGUES ,DRIBLUES ,PASUES ,ORGANIZUES por ..vetem i mungoi GOLI te cilin ja “VODHI ” NEYMARI .
paske marre shume si perpjete or mik,sa petlla hengri Brazilli ….
Vazhdo ilacet o tutills se nga emri me kujton ca hajduta nga Ali Demi,kur ben si ekspert futbolli e rreshton me te miret ne bote ma shpif.Ik ore ngop barkun me buke se nuk je per kete pune ti zhuls.
E ke gabim or mik. Luis Suarez i Interit nuk ka asnje lidhje me A. Latine sepse ka qene spanjoll.
Se kush qendron me lart Europa apo A.latine ka nje tregues sasior dhe cilesor te pagabueshem dhe objektiv. Kupat e botes fitohen jo me lojtare te blere si klubet por me lojtare te lindur ne vendinp perkates. Dhe aktualidht raporti eshte: Europa 11 kupa bote (4 Italia, 4 Gjermania, 1 Anglia, 1 spanja dhe 1 franca),kurse A.Latine 9 ( 5 Brazili 2 Argjentina dhe 2 Uruguaji).
Ndersa A.Latine nxjerr lojtare individuale, Europa eshte truri i futbollit boteror. Futbolli total dhe mbrojtja katenaco jane shpikur ne europe. Pra A. Latine ka forcen dhe individualitetin, kurse europa ka grupin dhe sidomos, trurin dhe kush ka trurin fiton gjithmone o mik.
Me ne fund: BARCELONA wins “Triple CROWN”. E pate more horrat e Saliut (te gjithe ju qe ishit tifoze me Penaldon dhe u kthyet me Juventusin kunder Barcelones) E pate se kush luan futboll? E pate se kush eshte mbreti i futbollit sot? E pate se kush jane sulmuesit me te mire? Na cate bythen me Penaldon dhe Realin tuaj per nje vit te tere. E shqyet gojen per “bukuroshin Penaldo”, por late breaket ne cdo ndeshje me Barcelonen. Fitoi ajo skuader qe magjeps, qe luan 100% futboll modern, qe luan si kolektiv, qe eshte 100% JESUS? Ky eshte triumf, kjo eshte fitore. Dite edhe me te mira pasketaj do te vijne: MESSI : “BALLON D’OR”
Goodbuy Salinj efendinj, Goodbuy! Mbyllni gojen dhe fshihuni ne vrimat e minjeve.
So LONG!
Barcelona e kishte fituar finalen pa u zhvilluar vetem rezultati I fitimit me difference golash nuk dishe.
Bo booo sa budallenj kane kompjuter
Kujt i plasi.
Fraza me e dashur e cdo humbesi:
“Humbje me dinjitet”
Me nje fjale te ****** dinjitetin.
Edhe pse jam tifoz Italian…edhe pse nuk doja te shifja pirlon e Madh te qante..edhe pse xhixhi bufon per mua….eshte legjende pa dyshim…..isha dhe jam i ekzaltuar nga fitorja e madhe e barçes…..vetem juventus jo…..dhe pse e meritonte te ishte ne finale…..por jo me shume…..sepse nuk eshte dhe nuk do te jete kurre nje ekip i madh…ashtu siç ishte…..INTER……
Te fala juventineve kudo ndodhen dhe mos harroni poshtersine qe i bete interit nr 1998. …skeni per te bo hajer me si skuader…….deri ke burimi mund te shkoni. ..por per uje keni per tu djeg. …
Asgjë e papritur.Ngadhnjyen jashtëtoksoret.Në edicionin e ardhshëm Barcelona duhet ta përmirësojë vetëm mbrojtjen të vetmen thembër të Akilit që ka.Por të gjitha “mangësitë”i kompenzon me repartin e sulmit,me trion fantastik:Mesi,Suarez,Naymar përfaqësues të vendeve që kanë nxjerrë futbollistë klasi dhe kampionë botëror si Argjentina,Uruguai,Brazili.Do të ishte e paktë të vlerësoheshin me notën 10 vetëm.Si jashtëtoksorë unë do i vlerësoja pak më ndryshe pasi bëjnë një diferencë të madhe nga bota tjetër e futbollit.Në greqishte do ju jepja notën ΑΡΙΣΤΟΣ ,në latinisht OPTIMUS në frëngjisht TRES BIEN dhe miqtë e mi Totilan,Bestin,Maradonën do i salutoja me një buongirno të ngrohtë nga Hollanda e ftohtë.
……….Barcelona po lunate si kunder Lacit , po ku ka tani futboll ne Itali, diferencen e bejn emrat dhe talenti I tyne . Kjo super skuader nuk ka kundershtar te afert me te,shpesh here bjen ne lojn kot te kundershtarit, po cfar strategjie mund ti kundervihesh ne loje Barces, tu thyesh kembet , ti kapesh per koqesh……pohte italia.
hollanda e ftohte e ajaxit te famshem te viteve ’70 ,te shriversit ,surbierit ,blackengurgut ,hulshofit ,krolit ,neskensit ,arnold muhrenit ,reep,haan,resenbrinkut ,keizerit apo cruifit ?.
ata qe ishin pioneret e ketij futbolli total qe po e luan barcelona sot .
ata ,dhe pse nuk i kam pelqyer ,ben revolucion ne futboll.
“guri ” ,do te beje mire qe te pakten te mos reagoje ne ate menyre sepse gjermanet fituan me merite dhe nuk e mohoj ,por mos harro ,se “”vonon ” por nuk harron” .
ate turperim qe ajo i beri brazilit ne shtepi kur brazilianet e kane futbollin zot ,do ta paguaje ,do te shikosh ,njelloj sic e pagoi dhe bayerni ate 7-0 nga barcelona ,ku me heret ne 2009 barcelona e kishte rrahur 4-0 : ne 2013 reali 5-0 dhe ne 2015 po barcelona 3-0 .
“anus ” ,perndryshe an –
totiles qe ti e barazon me hajdutat e “ali demit ” ta paska futur deri ne te rruara sa te qenkan zgurdulluar syte .
po ku e di ti more lume se totila nuk e ngopka barkun me buke ,nga e paske mesuar kete gje ,por mendoj se ti duhet te jesh nje i tille dhe jo ai .
ke ndonje gje per ndeshjen ,se ai totila nuk te bie ne qafe sic e thote dhe i nderuari “gmt”,por vetem kur e ngacmon ai behet si bishe e terbuar .
totila i vlerson ekipet e tjera dhe ua njeh meritat ,kurse ju jeni nga ata qe nuk dini qe te nxirrni mesime nga turpet qe u kane mbuluar .
“maradona.gmt.best ,totila ,guxho i dikurshem ,realisti por dhe “armiqte ” ,si englandi ,argita ,berto ,durrsakun apo ai pa emer ,pelasgian i pershendes dhe u uroj fat ne jete si dhe gurit dhe an gjithashtu .
u ftoj ne debate “hot ” te kupes se amerikes latine ,e cila fillon ne daten 12 qershor dhe qe un emendoj se do ta fitoje neymari dhe jo messi apo suarezi ,por kjo nuk do te ndikonte ne percarjen e sulmit te barcelones .
diten e mire e befshi.
@Gjembaçi,
E lexova me shumë vëmendje komentin tuaj ku i bëtë një analizë të mrekullueshme futbollit totalitar hollandez.Zutë shumë emra në gojë por harruat pa përmendur njërin nga futbollistët më të mëdhenj Marco van Bastenin?!
GMT ..Ate do thoja dhe une harroi Van Basten, kur Hollanda ishte ne shkelqimin e saj.
Te lumte goja o gjembac, yllit Neymar – i uroj suksese.
une gjembaci ,ju referova vetem viteve 1971-1973 kur permenda ata lojtare te famshem .
ne se do ti referohesha 1986-1990 padyshim qe do te permendja te tre “”mosquetersit ” ,van basten ,gulit dhe rikard ,te cilet edhe pse ishin nje shkalle me lart se ata qe une permenda ne komentin e siperm ,eklipsohen ,sepse me shume mend mbahet “hera e pare “.
kjo ishte arsyeja qe nuk permneda van bastenin dhe 2 shoket e tij qe shkelqyen tek milani ne fundin e viteve ’80 me saccin novator .
ishte ajo hollande e atyre viteve qe “mori hak ” ndaj gjermanise ,brenda ne gjermani per finalen e ’74-es te boterorit .