Topi i Artë është kulmi i karrierës për një futbollist por jo çdo herë ndodh që lojtari më i mirë i vitit të jetë i përmbushur edhe në sukseset me ekipin që përfaqëson.
Numri i legjendave që kanë arritur të fitojnë Topin e Artë por jo Ligën e Kampioneve është vërtetë i madh dhe ky ndoshta është një nga handikapet më të mëdhenj të lojës së futbollit. Legjendari Omar Sivori nuk e pati kënaqësinë të prekte trofeun pasi gjatë aktivitetit të tij në nivelet më rë larta, ishte në qarkullim një skuadër si Reali i Madridit që fitonte gjithçka i dilte përpara.
Oleg Blokhin. Ukrainasi u bë i pari lojtar nga Bashkimi Sovjetik që fitonte Topin e Artë. Në vitin 1975 ai u shpall lojtari më i mirë i kontinentit duke lënë pas emra të mëdhenj si Beckenbauer e Cruyff, por Dinamo e Kievit nuk arrti të ngjitej asnjëherë në majën e Europës.
Allan Simonesen. E fitoi Topin e Artë në vitin 1977 me fanellën e Borussia Monchengladbach por në finalen e Romës skuadra gjermane i mund 1-0 nga Liverpooli i Kevin Keegan.
Roberto Baggio. Bishtaleci u bashkua me Juventusin në vitin 1990 por ai arriti të fitonte vetëm Kupën UEFA. Ndoshta zgjedhja më ideale për të do të ishte Milani i Sacchit, prandaj asnjëherë nuk do ta mësojmë se si do të kishin shkuar gjërat për sulmuesin në rast se ai do të luante për një skuadër tjetër në vitet e tij të arta.
George Weah. Liberiani u bë i pari lojtar jo europian që fitonte Topin e Artë. Ai e arriti kulmin gjatë aktivizimit me Milanin por fatkeqësisht nuk arriti të shpallej asnjëherë kampion Europe.
Lothar Mathaus. Debutoi në nivelin elitar të futbollit europian që në moshën 21-vjeçare por nuk arriti ta fitonte asnjëherë Ligën e Kampioneve. Momenti më i errët i karrierës ishe finalja e humbur përballë Manchester United vetëm në minutat e fundit. E fitoi Topin e Artë në vitin 1990 pas suskesit të Gjermanisë në Botëror.
Ronaldo Nazario Da Lima. Aio është i vetmi lojtar që ka fituar dy herë Topin e Artë por asnjëherë Champions League. Braziliani është gjendur në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar gjatë periudhës së shpërthimit të tij sepse as Barcelona dhe as Interi nuk arritën si siguronin një skuadër të denjë për nivelet më të larta europiane.
Michael Owen. “Djali i Artë” i Liverpoolit të Gerard Houllier ka qenë një lider i vërtetë, por Champions League luan një tjetër muzikë dhe aty ai është paraqitur përhërë në nivele diskrete.
Pavel Nedved. Arritja maksimale e çekut është gjysmëfinalja e vitit 2003 kundër Realit të Madridit sepse ai nuk arriti të luante në finale për shkak kartonësh. Ai ishte edhe viti kur çeku u zgjodh lojtari më i mirë i botës. Fabbio Canavaro. Fitoi Kupën e Botës dhe Topin e Artë por jo trofeun e UEFA Champions League. Mbrojtësi italian bëri një paraqitje të shkëlqyer në vitin 2006 por si me Juventusin ashtu edhe me Realin e Interin nuk arriti të shpallej kampion Europe.
Druhem që edhe Mesi si një gjeni i madh dhe i papërsëritshëm i futbollit do ngelet pa kupën e kampionit botëror.Jo çdo synim dhe ambicie realizohet dhe jo çdo parajsë bëhet tokësore.Shihni Mike Tysonin boksierin më të madh “cnockouter”që njeh historia ndonjëherë.Pikërisht në momentin kur duhej të grabiste atë që i kishte ngelur(fjalën e kam për duelin me Evander Holyfield-in),zgjohet një instikt dhe shkakton kaos.Balzaku thotë:”Njeriu jeton në një kundërthënie të përhershme me veten e tij duke i gënjyer shpresat vetanake me fatkeqësitë aktuale dhe fatkeqësitë e tij përsëri me shpresën që nuk i përket.Kjo është një arsye që të gjitha veprat e tij mbajnë petkun e paarritshmërisë dhe pafuqisë.Në këtë botë vetëm fatkeqësia është e plotë.
“”GMT” !
Te kerkoj ndjese per keqkuptimin e shkaktuar .
Tu drejtova ty ,sepse ishje i pari ne kete blog qe zbulove moshen ,por sinqeriteti im nuk te drejtohet ty me ate proteste ,por menyren qe zgjidha per ta bere me dije nen Nickun tend ,ishte sepse tek ty jane drejtuar tash gjithe piruetat dhe ti po e mban gjalle kete portal bashke me BESTIN pa mohuar dhe MARADONEN .
“GMT “” Tri ili ckajl to cam ja “. nuk e di ne se jam i sakte .
Disa sosh behen merak per moshen time dhe nuk mi kane kursyer edhe fyerjet ,ne mungese te argumenteve.
Mua kur m’e duhet qe tu kthej pergjgigje blogisteve ketu si kur me anatemojne si kur me perkrahin i THERRAS MEMORIES dhe FAKTEVE te cilat jane te PAKONTESTUESHME .
Mu per kete me vihen ne kokerr te shpines .
Nuk jam une ai qe bej Apoteozen e MESSIT apo te dikujt tjeter ,por koha do na tregoje te gjitheve se kush do te ishte lojtari ME i MIRE i te Gjitha Koherave ,pavarsisht se edhe kjo nuk do te ishte POSTULAT si njeri nder ata te Bablokut NIELS BOR ,QE MEGJITHATE nuk do ti shpetonte dot subjektivizmit .
Por per nje gje jam i sigurte qe :
Ne fund te karrieres Ronalda nuk do te figuroje as midis 100 lojtareve me te mire te te gjthra koherave ,pos se ne mendjen e BARDHOSHKAVE dhe te Carahosheve ftyre dhe faqe-kuq ,qe kur ja japin asaj primatin nisen nga sasia e hektolitrave te Wiskyt qe kane konsumuar .
Ne blogje te tjera kam bere me dije se RONALDOS te pakten njeri TOP i ARTE ,,ai i 2013 ju dhurua nga Balta-Blater i cili se fundmi na rezulton dhe nje Don-zhuan .
Ai trofe paska kaluar nga Shalet e Irina Shaikes ,por kjo nuk ben sens sepse po i “Vidhem ” pa e kuptuar temes ne fjale .
Nga “Djemte e Arte ” vetem njeri ishte po aq i jashtezakonshem dhe ky ishte Roberto Baggio .
@TOTILA NEPRIKOSNOVLJENI,
Duhet të tregoni më tepër respekt për veten tuaj dhe mos të ndizeni si zjarr kashte nga diletantë që ju fyejnë pa arsyen e vetme.Kurseni veten për një kundërshtar më dinjitoz nëqoftëse një i tillë edhe egziston në debatet që kanë të bëjnë me futbollin.Për këtë nickut tuaj TOTILA ia bashkangjita epitetin”NEPRIKOSNOVLJENI”.
P.S.Keni bërë një gabim drejtshkrimor”tri ili ckajl to sam ja”do duhej të ishte”tri ili šta to sam ja”(tre ose çfarë jam unë.Në greqishte do i binte paksa më ndryshe”O ΤΟΤΙΛΑΣ ΕΝΑΣ ΑΛΟΣ ΚΑΝΕΝΑΣ.
Parashikimi i rezultatit të finales së sotme për mua do ishte ky:Fitore e Juventusit me kryeprotagonist Carlos Tevez.
le t’ia leme kohes ,megjithese barcelona eshte me e avantazhuar .
tevez eshte lojtar me karakter ,por perpara messit ai rri si nxenesi perpara mesuesit .
Pse trapin i shkruani emrat anglisht???
Kulture leshi Pop Çanelliste…. pfffffffffffff…. vk
Lojtaret me inteligjente te top-kembes numerohen me gishtat e nje dore .
listes se numrit 1 dhe 2 i prijne te alternuar messi-maradona-messi .
por numrin 3 si me inteligjenti eshte roberto baggio ,nje futbollist i ngadalshem ,por magjik ,i pa-perseritshem ,me nje ecje brilante ne fushe sikur vallezonte .
mohamed aliu ,ishte boksieri me brilant i te gjitha koherave dhe jo rui sugar apo te tjere .
oamr sivori ishte nje tjeter lojtar i madh ,por qe nuk e mori nje kupe kampionesh .
as maradona ,me duket se ka mare ate ,ne se jam gabim ,por di qe e mori nje kupe me napolin .