Dorëheqja e presidentit të Federatës Botërore të Futbollit, Sepp Blatter, më 2 qershor, për shkak të skandalit për korrupsion në FIFA, ka ngritur disa pyetje.
A kërcënohet organizimi i Kupës së Botës në Rusi më 2018 dhe në Katar më 2022 – është njëra nga to.
Shtatë zyrtarë të FIFA-s janë arrestuar javën e kaluar në Cyrih, nën akuzat për korrupsion, të ngritura nga Shtetet e Bashkuara.
Prokurorët zviceranë kanë hapur edhe hetime për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botës në Rusi dhe Katar.
Zyrtarë të Katarit dhe Rusisë mohojnë se kanë bërë diçka të jashtëligjshme për të fituar organizimin, edhe pse disa raporte sugjerojnë ndryshe.
Kryeredaktori i revistës World Soccer Magazine, Gavin Hamilton, thotë se hetimi amerikan nuk është i motivuar nga dëshira për të ndëshkuar Moskën.
Në një intervistë telefonike për Radion Evropa e Lirë, Hamilton thotë se hetimi i Shteteve të Bashkuara deri më tash është fokusuar në korrupsionin e dyshuar brenda organizatës rajonale të futbollit për Amerikat dhe Karaibet.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se rusët nuk duhet të frikësohen nga hetimi zviceran.
“Ka shqetësime për ofertën ruse, sepse ka qenë një marrëveshje midis ofertës së Katarit 2022 dhe të Spanjës e Portugalisë 2018, për të shkëmbyer votat. Oferta e Katarit ka arritur të sigurojë votat nga mbështetësit e Spanjës dhe Portugalisë, por këto të fundit nuk e kanë marrë mbështetjen e Katarit, sepse votat e tij kanë shkuar për Rusinë. Rusia ka arritur disi të bindë zgjedhësit se është më e fuqishme se Spanja e Portugalia. Pra, ka shumë njerëz që mendojnë se Rusia është e përfshirë në shpërdorime”, thotë Hamilton.
Sipas tij, rusët po ashtu kanë qenë më së paku bashkëpunues me Michael Garcian, avokat amerikan, i ngarkuar nga FIFA, për të hetuar akuzat për korrupsion te ofertat e Rusisë dhe Katarit.
“Ai as që ka qenë në gjendje të flasë me njerëz të përfshirë në ofertën ruse, sepse ata kanë refuzuar t’i lejojnë hyrjen në Rusi. Më pastaj, kanë thënë se kompjuterët që i kanë përdorur për ofertën, janë shkatërruar. Pra, Rusia ka bërë gjithçka të mundur për të penguar hetimet për shpërdorime”, thotë Hamilton.
Garcia ka dhënë dorëheqje në muajin dhjetor, pasi FIFA ka vendosur të publikojë vetëm një përmbledhje të raportit të tij.
Zemërimin e tij e ka shtuar edhe konstatimi i FIFA-s se hetimet nuk kanë gjetur ndonjë shkelje nga ana e Katarit dhe Rusisë.
Ekspertët pajtohen se është shumë herët të thuhet nëse hetimi zviceran ose amerikan mund të zbulojë ryshfet të tillë saqë të detyrojë zyrtarët e FIFA-s të rimendojnë për organizimin e Kupës së Botës në Rusi dhe Katar.
Në rastin e Rusisë, koha nuk është në anën e hetuesve.
“Përgatitjet në Rusi kanë avancuar. Jemi vetëm tre vjet larg Kupës së Botës në Rusi, andaj zhvendosja e saj në një vend tjetër do të ishte shumë problematike dhe do të përfshinte shpenzime të mëdha ligjore”, thotë Hamilton.
Megjithatë, ka një precedent për zhvendosjen e Kupës së Botës.
Në vitin 1986, Kampionati Botëror është luajtur në Meksikë, edhe pse ka qenë e planifikuar në Kolumbi.
Ky vendim është marrë në vitin 1982 dhe jo nga FIFA, por nga Qeveria e Kolumbisë, e cila është përballur me probleme ekonomike dhe me një lëvizje guerile.
FIFA ka pranuar vendimin dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika kanë dalë shpejt si zëvendësime.
Meksika ka fituar secilën votë të hedhur nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s në atë kohë.
Për Rusinë, ikja e Blatterit është lajm i keq, ka shkruar e përditshmja ruse Kommersant.
Rusia ka qenë një nga mbështetëset më të zëshme të Blatterit kur ai ka konkurruar për mandatin e pestë.
Kommersant ka shkruar se Blatter ka mbështetur Moskën kur disa në Perëndim dhe gjetkë kanë kritikuar FIFA-n, pasi Rusia ka fituar të drejtën për organizimin e Kupës së Botës më 2018, qysh katër vjet më parë.
Zyrtarët rusë dyshojnë se hetimet, sidomos ato të SHBA-së, janë të motivuara politikisht.
Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë janë në nivelet e Luftës së Ftohtë për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Vetëm Amerika, është e larë dhe e pastër, ndërsa gjithë të tjerët, janë të korruptuar…! Pika bythës, me lakejtë e propagandës…!!! Sot bota Perendimore, udhëhiqet nga “liderë” të tredhur…!
Më kishte rastisur të lexoja më heret se sa ishte abuzuar me fuqinë e lirë punëtore në Katar në ndërtimin e infrastrukturës që t’ë plotësohen standardet e kërkuara nga normat ndërkombëtare në organizimin e njërit
nga kampionatet botërorëve të rradhës.Sa jetëra njerëzish kanë përfunduar për një mëditje miserabël.
Sa miliona të pistë ryshfeti janë derdhur në bankat e Zvicrës në dëm të djersës të këtyre varfanjakëve
punëtorë krahu.Në ç’themele të tmerrshme qëndron lumturia e gjithë kësaj lukunie ujqërish të pangopur
që kanë fëlliqur edhe sportin.Dhe i tërë ky pluhur përndjekjesh tani nuk u bë me qëllim ndërgjegjësimi
dhe pastrimi të sportit nga elementë ndotës,por thjesht dhe vetëm për arsyen e vetme;për konflikt interesi.
Nga ta nisesh e ku te perfundosh????!!!!
Amerikani Chuck Blazer, anetar i Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s, ish shef i CONCACAF (Konfederates se Futbollit te Amerikes Veriore, Qendrore e Karaibeve), ka deklaruar perpara agjenteve te FBI-se se eshte paguar nen dore ai dhe anetare te tjere te ketij komiteti per ti dhene organizimit te Kupes se Botes Frances (1998) dhe Afrikes se Jugut (2010). Dhe kjo eshte vetem maja e ajzbergut ne kete korrupsion gjigand!
Fatkeqesia eshte se korrupsioni nuk ka perfshire vetem FIFA-n dhe vetem futbollin, por cdo aktivitetet sportiv ne bote.
Le te kujtojme Lojnat Olimpike Dimerore 2014 ne Sochi. Si i fitoj Rusia?
Dhe te vazhdojme me Lojnat e Para Europiane ne Baku 215. Si ka mundesi Azerbajxhani, nje nga vendet me diktatoriale, nje nga vendet me te korruptuara te botes, te fitoj keto Lojna??!!
Ndoshta ashtu si Teliasonera, firma skandinave e telefonise, qe per te futur aktivitetin e saj ne ate vend, pagoj miliona dollare ne forme korrupsioni ne llogarite bankare te familjes se presidentit Aliev!
Cudi qe ky korrupsion i permasave gjigande paska zanafillen pikerisht nga ato vende qe kane nivelin me te ulet te korrupsionit ne bote!!!!! Dhe qe te jem me i kuptueshem le te kujtojme shitjet e armatimeve amerikane ne Arabine Saudite dhe vende te tjera diktatoriale, veprimtarine korruptive te firmes gjermane SIMENS ne te gjithe boten, pastrimi i parase se zeze nga bankat zvicerane, etj etj.
S’ka asnje garanci qe ai qe do e zevendesoj do bej te njejtat lojra. Do ndryshojne vetem lojtaret.
Sa ia vlenë të kesh shumë dhe të jesh i realizuar,kur vetë njeriu nuk mund të lirohet nga frika e varfërisë,dhe as vogëlsirave në mendime,dhe as vrazhdësisë së fjalëve dhe papjekurisë në veprime,kur mjerimi i hidhur i pashmangshem dhe i padukshëm ndjek njeriun në hap,dhe jeta e bukur më e mirë dhe e qetë ikën si nje mirazh mashtrues
edhe greqia jote nuk eshte me e ndershme se usa keni 200vjet qe luani nje propagade te piset ndaj kombit shqiptar greqia ky vend i pabese ne cdo koment ofendon perendimin po harron qe jane ne be edhe nato kur nuk u pelqen shkoni dilni edhe futuni ne lidhjen aziatike andej edhe nga keni origjinen
sa do qe te ndyrhsoh emrin vizioni bashes grekomut ngelesh
Cdo gje do varet nga loja qe do luaj Rusia ne Ukraine. Kush nuk e ka kuptuar qe kjo levizje nga ana e USA dhe e Perendimit pritej,do te thote qe nuk e ka idene nga gjeopolitika. Si mendoni ju qe nuk e kane ditur me pare USA qe ka korrupsion ne FIFA? Shikoni kur tja lene ato miliarda investime qe ka bere Rusi ne dore.