Reali i thotë “Jo” Mançesteritpër dyshen Bejl-Varane

3 Qershor 2015, 15:47Sport TEMA

Reali i Madridit refuzon ofertën e parë të Mancester Junaited për dyshen Bejl-Varane.

“Djajtë e Kuq” prej kohësh janë vënë në ndjekje të këtyre dy futbollistëve dhe vetëm pak ditë më parë i kanë paraqitur klubit spanjoll një ofertë prej 150 milionë eurosh për të transferuar në “Old Traford”, Garet Bejl dhe Rafael Varane.

Por, Los Blancos u janë përgjigjur me një jo kategorike drejtuesve të Junaited.

Gjithsesi, anglezët nuk kanë ndërmend të heqin dorë, dhe për të bindur Realin kanë një as nën mëngë, pikërisht portierin David De Gea, i cili pëlqehet shumë nga drejtusit e klubit merengues.

Për të kënaqur dëshirat e trajnerit Luis Van Gal, te Mancester Junaited do të bëjnë cmos për të transferuar në ishull këtë dyshe, madje janë të gatshëm të përfshinë në marrëveshje edhe kartonin e De Geas.

Garet Bejl është i preferuari i trajnerit holandez për sulmin ndërsa te Varane, Van Gal shikon përforcimin ideal për mbrojtjen.

Në ditët e ardhshme drejtuesit e “Djajve të Kuq” pritet t’i paraqesin një ofertë të re Realit për dy lojtarët në fjalë, dhe ajo mund të kapë shifrën e 110 milionë eurove plus kartonin e portierit 24-vjecar.

Me marrjen e drejtimit të Realit nga Rafa Benitez gjithcka mund të ndodhë dhe Los Blancos mund të pranojnë ofertën e Junaited për t’i vënë në dizpozicion trajnerit spanjoll një shumë të majme në mënyrë që sjellë në skuadër lojtarët që dëshiron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje