Zgjohet nga koma ku ndodhej prej një muaj dhe pyet: A është Juvja në Champions?

2 Qershor 2015, 16:01Sport TEMA

Pyetja e parë e një 14 vjeçari nga Italia, i cili është zgjuar nga koma pas një muaji, ishte se a është ende Juventus në Ligën e Kampionëve, raporton “The Independent”.

Djaloshi 14 vjeçar ka rënë në një kanal dhe ka shpëtuar, edhe pse ka qëndruar nën ujë për 42 minuta.

Zemra e tij është ndalur derisa kishte qëndruar në ujë dhe është besuar se ai ka ndërruar jetë, derisa mjekët e ndihmës së parë e kanë rikthyer me defibrillator.

Pas katër javësh qëndrimi në spital i mbajtur në jetë me aparatura, thonë se është zgjuar dhe fjalët e parë që janë dëgjuar nga ai janë se a është ekipi i tij i preferuar, Juventus, ende në garë për Ligën e Kampionëve.

E gjithë kjo ka befasuar mjaft mjekët sidomos për atë se si funksionin truri i njeriut dhe sipas tyre, nuk dihen të gjitha mundësitë e trurit por një gjë e dinë sigurtë, që kurrë nuk duhet të dorëzohemi./ JVC

16 komente në “Zgjohet nga koma ku ndodhej prej një muaj dhe pyet: A është Juvja në Champions?”

  1. Biku says:

    A eshte akoma Bujar Nishani President?

  2. pip says:

    ç’ju desh qe u permend,do pesoje ndonje atak te shtune kur ta ule Messi XhiXhin ne bythe nja dy tre here

    1. enter''" says:

      Qetesohu, flije mendjen, fiton Juvja…kam pershtypjen se do te te thahet peshtyma

    2. juve says:

      pipi kaq i sigurt jeni te dielen te komentosh prap

      1. Best says:

        Ne futboll cfare nuk ben vaki
        une jam tifoz i Barcelones, por bese Juventusit nuk i ze
        Ama lojtaret jane aq profesioniste sa ne finale te mos rrezikojne
        Vetem po qe leku i madh ne loje ma mbush mendjen se mund te ndodhe hataja
        Por nje gje e them me siguri, se kur Messi eshte ne forme nuk fal finale Championsi, kur ka edhe skuader te mire pas
        Plus qe mbi 50 per qind e Barces jane talente te rinj qe se kane provuar Nejmar Suarez, Rakitic, Matje, Ter Shtegen

        Nje argument tjeter eshte se Juventus eshte i avazhte ne loje, keshtu qe nuk ka shanse ne kundersulme te shpejta, megjithese barca ka veshtiresi ne prapavije
        I vetmi rrezik do vije nga topat e ndalur, goditje kendi apo denimi me pirlon, kaq
        Tani me vjen keq, te krahasosh Messi-Nejmar-Suarez me Morata-Tevez-Vidal eshte mungese respekti profesional
        Por ama ata arriten te paimagjinueshmen se shkun ne finale
        Mos harroni se Barcelona kete sezon ka hequr qafe vec kampione te vendeve te tyre, ndaj ky Champions eshte i rralle ne llojin e vete

        Apoel
        Ajaks
        Psg
        City
        Psg
        Bajern
        ….radha e Juventueit
        te gjitha kapmione te vendeve te tyre keto skuadra

        Une uroj te fitoje me i miri, por kam pershtypjen se Juventus eshte i pergatitur per 90 minuta betonizim dhe shkelma
        E shtuna do e tregoje

      2. pip says:

        Nuk do habitem po e morri Juvja CHL….. tek e fundit nje ndeshje eshte,gjithçka mund te ndodhe.Po per nje gje jam i sigurt ,Po fituan taljont,do lozin futbollin e tyre te merzitshem,tu u grric e tu parku autobusa.Go Barça

    3. JUVE.... says:

      Storia di un grande amore….!!!

  3. Shahisti Klasik says:

    Une dija qe tifozet e Juventusit ne pergjithesi jane tra.pa po qe tjetri sapo del nga koma pyet a eshte Juvja ne Champions,kete s;ma kishte marre mendja. 4:1 fiton Barça….

    1. Rajmonda says:

      Jo,po,do pyeste per ty.Informohu mire,para se te shkruash,idiotlleqe.Juventus eshte ( per mos te thene e vetmja) nje nder skuadrat me me shume tifoze ne gjithe boten.Ne se ti i quan tr.. pa,me vjen keq ta them po ti duhet te jesh nje kryetrap.Fitofte me i miri(Juve).Te shpresojme.

      1. Shahisti Klasik says:

        Shpreso, shpreso deri me 6 Qershor, pastaj prit te filloje Kampionati Italian nga e para…trapa se trapa ngeleni…

      2. Shahisti Klasik says:

        OOOOOOOOOOPS!

    2. Shahisti Klasik says:

      Gabim dreqi e mori, fitoi vetem 3 me 1….

  4. bobi says:

    Hahaha Biku cfare humorit elegant.

  5. gjembaci says:

    epoursi muove ! fiton barcelona ,sepse keshtu eshte normale .anormale te fitoje juventusi .

  6. kristo jristopulla says:

    Fiton olimpiakos

  7. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Nuk eshte aspak e vertete se eshte kthyer ne jete me defibrilator. Ekipi i nderhyrjes se shpejte ka bere detyren e tyre rutine pa ndaluar as edhe nje sekonde deri sa ka shkuar ne Pronto Soccorso. Professori qe e ka marre ne dore i ka shkelur te gjitha procedurat e parafiksuara me rregulla te forta ne spitalet italiane. Ka pasur insitime e nderhyrje te forta nga Nena e djalit qe mos te insitohej me por profesori ka bere te tijen pasi edhe tempratura e trupit ka pas rene 19°. Tani po diskutohet te vehen ne diskutim procedurat (pasi ketu nuk behet si ne shqiperi) e nderhyrjeve te rasteve te tilla.
    E mos ja futni kot me defibrillator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje