Tomas Myler përjetë të Bajerni i Mynihut.
25-vjecari, dëshiron ta mbyllë karrierën në Bavari, duke hedhur poshtë të gjithë zërat që e shohin larg Allianz Arenas.
Verën e kaluar Mancester Junaited këmbënguli për shërbimet e kampionit të Botës me Gjermaninë, por përgjigjja e futbollsitit ishte negative.
Dyshimet për të ardhmen e Myler u shtuan pas përplasjes së lojtarit me Pep Guardiolën në sfidën e dyfishtë me Barcelonën në Champions, por debati u shua ende pa u ndezur mirë.
Myler postoi një foto në rrjetet sociale që nënkupton se ai jo vetëm që nuk dëshiron të largohet nga klubi që e bëri të njohur si futbollist, por synon ta mbyllë karrierën vetëm me një fanellë, atë të Bajernit.
Tomas Myler është formuar si futbollist në akademinë Bajernit, për t’iu bashkuar skuadrës së parë në vititn 2008, edhe pse sezonin e parë u aktivizua përgjigjisisht me skuadrën e dytë.
Me kampionët në fuqi të Bundesligës është aktivizuar në total në 197 ndeshje të Bundesligës, duke shënuar 71 gola.
Që nga viti 2010 është pjesë e kombëtares së Gjermanisë, ku është aktivizuar në 63 ndeshje dhe ka shënuar 27 gola.
Per nje gje me vjen keq qe :
Tomas Mulleri ,nuk duhet ta mbaje kete MBIEMER te rende ,sepse nuk e justifikon dot .
Vetem Ai ,GERD’ MULLERI ishte i jashtezakonshem ,Atij i perket ky mbiemer .
Hansi Muller ishte lojtari ,per mua I Dyti me Inteligjent Gjerman per t gjitha koherat ,sepse Vendi i Pare per Inteligjnce Ashte i XANUM dhe i perket ,kujt Pos PAUL BRETNERIT .
Edhe Ditter Muller ishte po aq mesatar sa c’eshte dhe Tomas Mulleri .