Një fund sezoni i cmendur për Lczion dhe Lorik Canën.
Edhe pse nuk luajti asnjë minutë në sfidën përmbyllëse të sezonit, që i siguroi pjesëmarrjën në Champions skuadrës kryeqytetit italian, mbrojtësi 32-vjecar ka qenë një nga protagonistët e skadrës së Piolit në këtë arritje shumë të rëndësishme.
“Kjo ishte një cmenduri, e pakta që mund të themi”, u shpreh Cana për medial italiane.
“Erdhëm në Napoli për të luajtur gjithcka! Fillimisht ishin shumë afër kualifikimit në Ligën e Kampioneve, por edhe shumë afër për ta humbur vendin e tretë.
Duke pasur parasysh se luanim në transfertë, ndaj një rivali direkt për vendin e tretë, mendoj se e merituam për të përfunduar në podium. Ishte një arritje e madhe për ekipin”.
Momenti i clirimit erdhi kur i gjithë stoli i Lacios pushtoi fushën pas golit të Onazit, që e coi rezultatin në 2-3, 5 minuta para përfundimit të takimit.
Për Canën ky ishte një reagim i ligjshëm, pasi presioni ishte shumë i madh.
“Në Romë kishim shumë presion për rezultatet e ekipit. Kur punon gjithë vitin dhe merr një kënaqësi të tillë, ky është një lehtësim për të gjithë: për ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë, pra tifozët”, – shtoi më tej futbollisti shqiptar. .
Ditët e fundit është folur për një mundësi transferimi të kapitenit të kombëtares shqiptare në Bundesligë, por pjesëmarrja e Lacios në Champions, mund të bëjë që Loriku të qëndrojë në Romë.
“Kam edhe një vit ontratë me Lacion. Se ç’është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, unë e di mirë. Pra, për të ardhmen time, do të shohim. Do të diskutoj me drejtuesit e klubit dhe do të marrim një vendim të gjithë së bashku. Jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, e mbyll deklaratën e tij kapiteni kuqezi!
Nuk lozi asnje minute …looool po ky ka qe me ndeshjen e Juves ne torino qe spo loz , dhe aty lozi se mungonte De vrij.
Te Lacio te ngrohe stolin se ska ca jep me.
O ti pallosh,mos u bo si tip i kapshem po respekto ate qe na perfaqso e ndero ty e mu e tgjith