UEFA vendos ndalimin e konsumimit të duhanit në stadiume gjatë EURO 2016

1 Qershor 2015, 19:04Sport TEMA

UEFA ndaloi konsumimin e duhanit brenda dhe jashtë stadiumeve gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 (EURO 2016) i cili do të mbahet në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga UEFA theksohet se në 10 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e EURO 2016 më 10 qershor – 10 korrik në Francë nuk do të lejohet pirja e duhanit as brenda dhe as jashtë stadiumit.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se vullnetarët dhe punonjësit e sigurisë janë të ngarkuar me detyrën të informojë tifozët në lidhje me ndalimin e pirjes së duhanit. Gjithashtu afërsisht 6 mijë e 500 vullnetarët të cilët do të marrin pjesë në këtë eveniment do të marrin pjesë në programin e trajnimit të UEFA të emëruar “Jo duhanit”.

Në kuadër të kësaj ndalese të UEFA-s synohet mbrojtja nga efektet e pirjes së duhanit të tifozëve, futbollistëve dhe punonjësve dhe gjithashtu krijimin një shembulli të mirë për të rinjtë si dhe parandalimin e ndonjë zjarri të mundshëm.

1 komente në “UEFA vendos ndalimin e konsumimit të duhanit në stadiume gjatë EURO 2016”

  1. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Kjo eshte nje nga risite me te mira ,por uroj qe Fituesi te mos jete i Vendosur qe pa filluar finalet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje