Buffon: Shanset për të fituar në Berlin janë minimale

1 Qershor 2015, 16:13Sport TEMA
Buffon: Shanset për të fituar në Berlin janë minimale

Gianluigi Buffon do të rikthehet pas nëntë vitesh të luajë sërish një finale në stadiumin e Berlinit, pasi në këtë stadium fitoi kupën e Botës me kombëtaren italiane kundër Francës.

Në një intervistë për Uefa.com, kapiteni i Juventusit foli për finalen që skuadra tij do të luajë me datë gjashtë qershor kundër Barcelonës.

Buffon është shprehur se shanset që “Zonja e Vjetër” të fitojë janë të pakta, por theksoi se bashkë me shokët e tij do të bëjnë të pamundurën që t’ia vështirsojnë lojën futbollistëve katalanas.

“Ndaj Realit kishim 35% mundësi për të kaluar, ndërsa ndaj Barcelonës mendoj se kemi edhe më pak.

Jemi të ndërgjegjshëm që nuk jemi favoritë dhe nuk kemi pse e mohojmë.

Gjithsesi, jemi të vendosur të gjithë së bashku që t’ia vështirësojmë në maksimum ndeshjen lojtarëve të Barcelonës, pse jo dhe të dalim fitimtarë.

Stadiumi i Berlinit? Kam kuriozitet të shoh nëse do të kem të njëjtat ndjesi dhe emocione” u shpreh Buffon./f.b

12 komente në “Buffon: Shanset për të fituar në Berlin janë minimale”

  1. enter''" says:

    Bufon, e dime shume mire qe te tilla deklarata behen politikisht dhe diplomatikisht para cdo ndeshje, edhe pse e dime shume mire qe Juventus do e fitoje kupen e kampioneve ?

    1. Basha i Gjetajve says:

      Juventus do të fitojë “bolet e dashit”

      1. sit... back..and relaks → says:

        po te pakten nuk vajti ne p.th te semes si milani dhe interi. po luan ne finale, nje ndeshje eshte, nuk i dihet zarit.

      2. JUVE.... says:

        Basha i Gjetajve…me kete emer duhet te ishe pjese e skuadres fituese??? Me habit qe nuk je Juventin!!! Ore, je i sigurte qe je Basha i Gjetajve ti? hahahaha

  2. bastexhiu says:

    Edhe un i mendimit se kupen ne fund te ndeshjes do ta ngre juventusi. Nga menyra si luan barcelona juventusi do ta ket shum her me te lehte se sa me realin.

  3. Arjani says:

    Të paktën e pranon o plakush se me Barçen s’ke shanse kurrë.

  4. tkfgos says:

    Kupen e merr olimpiakos

    1. JUVE.... says:

      he te lumte ju po thuaja ketyre…edhe pa dalen ne fianale fare madje e merr kupen! Ashtu posi! ?

  5. GMT says:

    Një deklaratë si kjo e Bufonit përmbanë në vete dinakërinë proverbiale greke.Bufoni shquhet për një modesti të rrejshme dhe glorifikim të kundërshtarit gjer në atë pikë sipërore sa të përdhos edhe dinjitetin e tij.Sa elozhe të rrejshme i bënte Casilasit duke e konsideruar si portierin më të madh.Ndofta mund të jetë edhe një taktizim strategjik por të presim gjashtë qershorin.

  6. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    “GMT” !
    Pershendetje , per fat te mire BUFFONI eshte Italiano vero dhe jo grek ,te cilet une te gjithe i personifikoj me ULIKSIN ani pse eshte luajtur nga I Madhi BEKIM FEHMIU me Arvanitasen e bukur IRENA PAPAS .
    Jam tifoz i kahershem ,sic dhe e kam kumtuar ,me JUVEN dhe fans i MESSIT , Por pergjigjen ,se kush eshte me i Madh per te Gjitha Koherat MESSI apo MARADONA do te ta jap ,pikerisht diten e shtune ne oren 23:00 ,menjehere pas finales .
    Por qe ,pergjigjigja imi KURRE nuk do te Kondicionohet nga FAKTI se kush do ta Fitoje Ch-leaguen ,per te cilen edhe ne se do ta ngrinte lart BUFFONI do te ishja shume i lumtur .sepse do tia breronte edhe me shume Palmerin atij qe i vetmi Trofe i mungon .
    Ne se XAVI do ta ngrinte lart Trofun ky do te ishte EPILOGU me i bukur per Te por dhe per BARCEN qe do te vendoste keshtu nje Rekord Absulut ,por jo per numrin e Ch-leagueve me te cilat ,per te qene i Sinqerte , REALI Prin bindshem .

  7. GMT says:

    @TOTILA,
    Ke shumë të drejtë ndofta pa një arsye të vetme ironizova me Gigi Bufonin të cilin e konsideroj si njërin nga portierët më të mëdhenj që ka dhënë kombëtarja Italiane që nga Rossi,Zofi,Zegna,Pagliuca.Që mos të zgjatem të përshëndes ngrohtësisht ashtu edhe Bestin dhe Maradonan.

  8. enter''" says:

    Edhe njehere. Barcelona ka meritat e saj, ka nje Messi te mrekullueshem, por Juventusi do fitoje kupen e kampioneve.

    Dhe une nuk jam tifoz me Juven, as mer Barcen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje