Bajerni refuzon firmën me Gyndogan

2 Qershor 2015, 15:43Sport TEMA

Dështon transferimi i Ilkai Gyndogan te Bajern Mynih.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane Bild, mefushori me orgjinë turke nuk do të transferohet te klubi nga Allianz Arena.

Në këtë mënyrë ndizet drita jeshile për Barcelonën, e cila është një prej skuadrave të tjera të interesuara për të marrë shërbimet e Gundogan.

Kalimi i 24-vjecarit te bavarezët ishte shumë pranë por akordi mes palëve nuk u arrit për shkak se menaxherët e futbollistit u kërkuan drejtuesve të Bajernit një pagë vjetore shumë të lartë për klientin e tyre, plot 12 milionë euro, një shifër e papranueshme kjo për kampionët e Gjermanisë.

Një tjetër arsye që transferimi i Gyndogan te Bajerni nuk u realizua me sukses ka të bëjë me faktin se shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl Heinz-Rumenige dhe trajneri Pep Guardiola kishin dyshime përsa i përket rendimentit të futbollistit.

Gyndogan u rikthye të luante në tetor të vitit të kaluar pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për plot 15 muaj dhe pavarësisht se është aktivizuar nga Klop si titullar në pjesën më të madhe të këtij sezoni, ende nuk ka shfaqur nivelin e tij më të mirë.

Fillimisht Bajerni i ofroi mesfushorit të Kombëtares gjermane një kontratë 3-vjecare me një pagë prej 8 milionë eurosh, por ajo u refuzua nga menaxherët e futbollistit.

Për vetë faktin se 24-vjecarit i përfundon kontrata me Dortmundin në 2016-n, drejtuesit e Borusias kanë vendosur ta shesin atë këtë verë për të mos e humbur me parametër zero pas 1 viti.

Për një shifër prej 30 milion eurosh, Gyndogan mund të largohet nga verdhezinjtë dhe me tërheqjen e Bajernit nga gara, e ardhmja e tij mund të jetë te Barcelona ose Mancester Junaited.

1 komente në “Bajerni refuzon firmën me Gyndogan”

  1. mendi says:

    shume mire beri bayerni qe se mori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje