Sokol Cikalleshi kërkohet nga Benfika

2 Qershor 2015, 15:05Sport TEMA

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi, me paraqitjetet e shkëlqyera të bëra këtë sezon me skuadrën e RNK Splitit, është shëndërruar në një nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton e verës.

Pas interesimeve të ekipeve Italiane dhe gjermane, për kavajasin ështw futur në garë edhe ekipi portugez I Benfkës.

Lajmi është bërë I ditur nga mediat portugeze të cilat kanë shkruar se javën e kaluar Cikalleshi është vëzhguar nga agjentët e Benfikës, por që ende në drejtimin e RNK Splitit nuk ka mbërritur një ofertë zyrtare.

Këtë sezon Cikalleshi ka luajtur gjithsej 39 ndeshje duke realizuar 13 gola.

Ndërkohë që është pjesë edhe e kombëtares shqiptare që prej vitit 2014 duke zhvilluar 8 takime por pa shënuar ende asnjë gol.

Kartoni I Cikalleshit për mometin ka një vlerë rreth 2.5 milionë euro./f.b

1 komente në “Sokol Cikalleshi kërkohet nga Benfika”

  1. fieraku4u says:

    NJE LAJM I MIRE PER FUTBOLLIN SHQIPTARE NESE ESHTE E VERTET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje