Trukimet, FederBet këshillon heqjen e ekipeve shqiptare nga skedinat e basteve

2 Qershor 2015, 17:33Sport TEMA

FederBet, një shoqatë që bashkëpunon me Parlamentin Europian, këshillon që skuadrat shqiptare të Superligës të hiqen nga skendinat e basteve.

Skuadrat që dyshohen se kanë zhvilluar ndeshje me rezultat të përcaktuar janë Laçi, Flamurtari dhe Skënderbeu.

Skuadra krubinase ka më tepër se sfida ku dyshohet.

Dy ndeshje të Europa League dhe miqësorja me Stuttgart gjatë fazës përgatitore në Portugali janë veçuar si të trukuara nga FederBet.

Difata e thellë 5 – 0 ngriti dyshime edhe te mediat gjermane, raporton Respublica.

Flamurtari dyshohet për takimin me ekipin gjeorgjian të Bolnisi në kupat e Europës, më saktë ai i kthimit në Vlorë, i humbur nga ekipi i shqiptar në pjesën e dytë.

Skënderbeu është përfshirë në këtë raport në miqësoren e janarit me belgët e Oostende, që e humbi me rezultatin 4 – 0.

Në këtë raport nuk përmenden takime të Superligës si të trukuara, edhe ato të ndëshkuara nga Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

6 komente në “Trukimet, FederBet këshillon heqjen e ekipeve shqiptare nga skedinat e basteve”

  1. Flamur_Vlore says:

    TE HIQEN NGA BASTET SA ME SHPEJT KA THENE PRESIDENTI I FLAMURTARIT SISAN IDRIZI PO SKA LEVERDI FSHF ME DUKEN NE KRYE DHE ME CERRAT E TIJ PRESIDENTAT E TJERE QE NGA TAKJA SI KRYETAR I CERRAVE!

  2. korcari says:

    Edhe te leme barcelonen,realin,juventus,milanin,bajernin,chelsi,arsenal,manchester,pika qe nuk ju bie federbet edhe te tjerave,duan leka sa me shume keta,ska ky eshte kapitalizmi do apo nuk do federbet,,na plasi rocka cthote federbet qe nuk e nje as mamaja e tij….

  3. Zamorano says:

    keta te pederbetit te na rruajne topet, sepse e dime prej cfare muti jane bere. nese kane bythe te tregojne ndeshjet e trukuara te kampionatit tone dhe jo keto miqesoret. organizate tendencioze.

  4. GEGA says:

    Skuadrat shqiptare te hiqen nga bastet ose do hiqen tifozat nga stadiumet do ndiqen vetem nga bastexhinjte ..

  5. bastexhiu says:

    Se vetem ekipet shqiptare trukojn ndeshje, te ter ekipet e ballkanit keshtu bejn me ne krye greket dhe turqit qe jan profesionista ne trukime ndeshjesh. Ne kampionatin grek kishte 3 ekipe na kreta ne kadegorin e par sa her qe luajte me njera tjetren ndeshjet ishin vendosur para se te luheshin se si do dilni.

  6. vizioni i Bashes says:

    Këtu trukojnë ndeshje ekipet evropiane, që “notojnë” në miliona dhe jo ekipet tona që janë “pa brekë në bythë”…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje