Probleme shëndetësore për drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare.
Pak orë pas festimeve të zgjatura për vendin e tretë që siguron kualifikimin në Champions League, ish- sulmuesi shqiptar është detyruar të shtrohet në klinikën Paidea të Romës pasi u diagnostikua me pneumoni.
Paidea është një prej klinikave më të specializuara të Romës ku prej vitesh ndiqen edhe rastet e dëmtimeve të lojtarëve të skuadrës bardhekaltër.
Pas shtrimit në repartin e terapisë intensive, Tare u kurua me antibiotikë dhe pas stabilizimit të gjendjes doli nga klinika. Sipas mediave pranë klubit italian, drejtuesi i lartë shqiptar i Lazios u transferua në banesën e tij ku do të qëndrojë disa ditë për t’u kuruar plotësisht.
Kualifikimi i Lazios në fazën paraeliminatore të UEFA Champions League është një nga arritjet më të mëdha të këtij klubi që prej emërimit të Igli Tares në postin e drejtorit Sportiv dhe gjatë ditëve të fundit ecuria pozitive e Lazios në Serie A ka bërë që mediat e vendit fqinjë t’ia adresojnë një pjesë të meritës edhe ish- sulmuesit të Kombëtares shqiptare./Super Sport
Njeri i shkelqyer. Krenari per kombin. Sjellja e tij duhet te merret shembull nga qeveritaret dhe deputetet.
Ai do ta kthente futbollin shqiptar ne endrat e shqiptareve.
Kurrupsiobi mban injorantin duka.
Paradoxe