Amir Rrahmani largohet nga Partizani, zyrtarizohet tek RNK Spliti

5 Qershor 2015, 15:55Sport TEMA

Pas largimit të trajnerit, Shpëtim Duro dhe mbrojtësit Ardian Cuculi, një tjetër lojtarë largohet nga skuadra e Partizanit.

Mbrojtësi Amir Rrahmani i jep fund aventurës me “Demat e Kuq” duke iu bashkuar skuadrës kroate të RNK Spliti.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi i Pattizanit, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, falenderon 21-vjecarin për kontributin e dhënë tek 15 herë kampionët e vëndit, duke i uruar suksese futbollistit në karrierën e tij.

RNK Spliti skuadër ku aktivizohet edhe sulmuesi i përfaqësues shqiptare Sokol Cikalleshi, e kërkoi edhe gjatë merkatos së janarit Rrahmanin, por tratativat u mbyllën me sukses vetëm me përfundimin e sezonit.

Gjithashtu, Rrahmani është pjesë e përfaqësues shqiptare, ku ka marrë sërish ftesë nga tekniku Xhani De Biazi për miqësoren e 13 qershorit kundër Francës që do të luhet në “Elbasan Arena”./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje