Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton gjashtë pozicione

4 Qershor 2015, 14:12Sport TEMA

Përfaqësuesja kuqezi ka fituar gjatë pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin qershor.

Shqipëria pozicionohej në vendin e 57-të në renditje në muajin maj, duke u klasifikuar në vëndin e 51-të, edhe pse gjatë muajve të fundit asnjë kombëtare europiane nuk ka luajtur asnjë ndeshje.

Në këtë pozicion, kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biazi kanë lënë mbrapa disa kombëtare të mëdha si Japonia, Panamaja, Egjipti dhe Turqia.

Ndësa, përsa u përket ekipeve të grupit “I” ku bëjmë pjesë dhe ne për eliminatoret e “Francë 2016”, Portugalia renditet në vëndin e shtatë, Danimarka pozicionohet në vëndin e 29-të, Serbia në të 45-tën duke humbur një pozicion, ndërsa Armenia klasifikohet në vëndin e 85-të, duke humbur shtatë pozicione.

Ndërkohë vëndin e parë në renditjen e FIFA-s vazhdon ta kryesojë kampiona në fuqi e botës Gjermania./f.b

2 komente në “Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton gjashtë pozicione”

  1. al says:

    Per dy pike dalim kampion

  2. nardone says:

    kush jane ekipe te medhaja me rrot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje