Kompanitë kryesore të basteve në Botë japin Barcelonën si favoriten e madhe për të fituar trofeun e Uefa Champions League mbrëmjen e kësaj të Shtune në Berlin. Si rrallëherë në një ndeshje finale fitorja e skuadrës së Luis Enriques brenda kohës rregullt vlerësohet me një kuotë shumë të ulët. Nga 1,57 deri në 1,63 varion koeficenti për suksesin e Barcelonës brenda 90 minutave duke e kthyer në një bast pothuajse të sigurt triumfin blaugrana. Që ndeshja të shkojë në kohën shtesë pra koha e rregullt të përfundojë me rezultat të barabartë koeficentet në kompani të tilla si Bet365, William Hill, Sky Bet, Bwin dhe PaddyPower variojnë nga 4 në 4,25. Akoma më lart kuotohet fitorja e Juventusit. Për ata që në lojë vënë paratë suksesi i bardhezinjëve në OlympiaStadion të Berlinit paguan shumë mirë.
Në kompanitë më të rëndësishme të basteve në Botë fitorja e bardhezinjëve brenda kohës së rregullt vlerësohet me koeficentin 6 por edhe më tepër. Për një ndeshje të tillë finale ku janë të përqëndruar sytë e të gjithë botës edhe shumëllojshmëria e basteve është me të vërtetë e madhe. Kështu te William Hill basti për Barcelonën fituese të Championisit ka një kuotë të papërfillshme vetëm 1,22 ndërsa me koeficentin 4 vlerësojnë bookmakers-at britanikë triumfin e bardhezinjëve.
Një sfidë brenda sfidës do të jetë edhe ajo mes dy argjentinasve Carlos Tevez dhe Lionel Messi. William Hill propozon baste shumë interesante ku janë përfishirë edhe këta dy futbollistë. Kështu fitorja e Barcës me Messin që shënon minimalisht një gol ka koutën 3 ndërsa shuma e vënë për Juventusin kampion të Europës dhe Tevez që e con topin në rrjetë në të paktën 1 rast brenda 90 minutave shumëzohet me 13. Te William Hill mund të vendosësh bast edhe se cili do të jetë njeriu i ndeshjes dhe natyrisht është Messi ai që kuotohet më pak me vetëm 3,5. Pas tij vinë Suarez e Neymar për të vazhduar me Iniestan, Tevez e Buffon. Përsa i përket rezultatit të saktë me koeficentin më të ulët kuotohet fitorja 1-0 Barcelonës që vlerësohet me 7, ndërsa barazimi 1-1 me suksesi 2-0 i spanjollëve te William Hill paguan me 8 herë më tepër, shumën e vënë.
Un kam luajtur nje shum te vogel qe kupen e mer juventusi. Dhe se barcelona esht shum lart mesi dhe neimar nuk japin gje po u luajte fort si luajn italianet, nga ajo mendojn se dhe me shtes dhe penallti te vejn kupen do ta mar juve.
Çfare kupton me te luajtur fort ti bastexhiu,faulle pa fund dhe thyerje e ndonje kembe?Se I ngordhin italianet keto.Po ajo kohe po iken me shpejtesi.Ai nuk eshte futboll inteligjent sic duhet te jete.Qahe ate shumen e vogel neser,se do pshehretish “eh si ishte ajo kohe kur Barezi thyente kembe dhe bente trkendsha autogol nga inati “
PO MER PO Italianet kane 4 Kupa Bote..edhe kjo jo se thyen kembet…por sepse lujn gjithmon ne skuader…pa i thene rendesi me te madhe sec duhet solistit…psh Reali as qe krahasohet me Juven per nivel lojtaresh…por ne fushe nuk u vu re ndonji diference e madhe…Juvja fitoj ndeshjen e pare mund te fitonte edhe te dyten…Cioa edhe FORZA JUVEEE!!!
@Pip,
Sa bukur e ironizuat bastexhiun.Jam i bindur që pas këtij leksioni për të më nuk ështê e rëndësishme shuma e të hollave që i ka vënë në bast.
…PER JUVENTUSIN ..”TE FITOSH NUK ESHTE GJEJA ME E RENDESISHME, ESHTE E VETMJA GJE QE KA RENDESI”…”FINO ALLA FINE FORZA JUVE!!!”
ndryshon problemi kur behet fjale per kombetaret sepse ketu po luajne klubet ,ku per mua favorite si teorike si praktike shihet barcelona dhe keshtu do te ndodhe ne fund te takimit me barcelonen fituese ,pavarsisht emrit qe do tia dhuroje kete trofe .
Natyrisht, nje skuader si Barcelona mund te rrah me lehtesi Bajernin, por jo Juventusin. Edhe Realin po ashtu mund ta rrah. Mendoj qe, nese kalojne 20-25 minutat e para pa pesuar gol Juventusi, atehere kupa shkon ne Itali. Kjo mund te tingelloj idiotesi, po te kihet ne konsiderate forma brilante e treshes Mesi, Neimar dhe Suares, (pa diskutim me e mira ne bote), por italianet jane dobica te lindur, dinake tek zoti dhe cfare nuk mund te presesh prej tyre. Sidoqofte, dhente zoti te behet nje ndeshje e bukur dhe te kenaqemi, kjo besoj eshte kryesorja.