Finalja e Champions League mes Juventusit dhe Barcelonës është një prej ndeshjeve më të pritura dhe shikuara në të gjithë botën.
Miliona persona e ndjekin përmes televizionit takimin dhe miliona të tjerë e kanë komentuar në “Facebook”.
Rrjeti social regjistroi 76 milionë komente për finalen e Berlinit, dhe Neymar ishte lojtari më i diskutuar për katalanasit.
Nga ana tjetër për bardhezinjtë ishte Andrea Pirlo lojtari më i komentuar.