Ish- ylli i Arsenal: Nuk e dua më këtë jetë të tmerrshme

7 Qershor 2015, 15:10Sport TEMA
Ish- ylli i Arsenal: Nuk e dua më këtë jetë të

Kenny Sansom, ish mbrojtësi i Arsenal është në gjendje të dëshpëruar.

Pa shtëpi dhe me varësi nga alkooli, ish-futbollisti i njohur dëshiron të vdes.

Ai fle në park dhe jeta e tij duket krejt pa kuptim.

56 vjeçari, dikur në majat e suksesit thuhet se nuk e ka marrë dot veten pas divorcit me gruan e tij, me të cilën ka 3 fëmijë.

Fotot më poshtë tregojnë jetën e Sansom kur ishte një yll i dëshiruar nga të gjithë dhe atë të tanishmen, ku gjithçka rrrotullohet rreth një shishe alkooli.

15 komente në “Ish- ylli i Arsenal: Nuk e dua më këtë jetë të tmerrshme”

  1. GMT says:

    Asgjë nuk e vret më tepër dashurinë se mirësia e egzagjeruar e burrit.Që t’ju dashurojë gruaja në mënyrë femërore duhet ta trajtoni burrërisht.Duhet të jeni mizor por i pëlqyer.Gruaja duhet ta ndjejë gjininë më të fuqishme nga të sajën ngase ajo nuk e do martirin në dashuri madje edhe as mirëbërësin,por komplotistin dhe rebelin.Gruaja asnjëherë nuk ju dashuron më tepër se atëherë kur duhet t’ju fal mëkatin dhe jo ju asaj…Përball një mirësie të madhe të burrit gruaja humbet ndjenjën gjinore mbi të cilën tek ajo shumë çka është
    ndërtuar dhe vetëm fuqia e vullnetit mashkullor e sfidon forcën e gjinisë së saj.Nuk tradhëtojnë ato gra fatzeza burrat e të cilëve janë pijanecë,të vrazhdë,plangprishës.Më së shumëti mashtrojnë ato gra të cilat do duhej
    më së tepërmi të jenë të lumtura dhe mirënjohëse.Vrapohen pas meshkujve të tjerë pikërisht ato femra të cilave burri u ka falur gjithë rehatinë në shtëpi dhe gjithë nderimet në rrugë, dhe duke qenë të bindura se lumturia themelohet në suficit ato atë suficit e kërkojnë te meshkujt tjerë.

    1. best says:

      C’est exatement comme ca mon ami GMT
      Gruaja e mbivleresuar, nenvlereson mashkullin qe ka afer dhe kalon ne sizifizem
      Kete te shkretin e ka gjetur bela e madhe
      por sic jane anglezet pak maniake te alkoolit dhe aq duhet
      gjithcka kriset
      megjithate bota eshte e vogel, jeta e shkurter dhe gjithcka duhet jetuar brenda asaj qe nje njeri eshte veteformuar ne gen dhe jetesi
      |Nuk behet dot ndryshe

      1. GMT says:

        @best,Pas spektaklit të djeshëm që na dhuroi Barcelona sot do merremi pak me fenomenin grua.

        Burri qeveris me gruan vetëm atëherë kur qeveris me veten,dhe ne qeverisim me veten tonë vetëm atëherë kur më tepër gjykojmë nga sa ndjejmë e veçanërisht kur më pak flasim nga ajo që do duhej ta themi.Gruaja në mardhënie dashurie nuk e do viktimën por heroin,dhe heroi është burri i cili qëndron i ftohtë përball armiqësisë së gruas dhe i cili gjithmonë është i gatshëm edhe ta humbasë.Gruaja në burrin gjithmonë kërkon edhe burrin edhe dashnorin:kërkon edhe atmosferën e ngrohtësisë familjare,por njëkohësisht edhe momente të befshme dashurie, të pabarabarta dhe të paparashikueshme.Nëqoftëse që të dy këta nuk i gjenë tek burri ikën të kërkojë të gjejë dashnorin diku tjetër,dhe po ngjau që i posazgjedhuri i saj për nga natyra të jetë tip i burrit të saj,ajo atëherë kthehet pas në shtëpi me ndjenjën edhe më të madhe të dëshprimit se kur e mori arratinë.
        Gruaja është poliandër për faktin që çdo grua që nga mosha e saj 15-vjeçare ka gjurmuar dhe pikasur tek meshkujt e rinj burrin ideal dhe dashnorin imagjinar.
        Ky ves pastaj e ndjekë tërë jetën.Nuk është për t’u çuditur nëse ajo më vonë edhe jashtë shtëpisë çoroditet;pra edhe atëherë kur përnjëmend dashuron në shtëpi.Asnjëherë për një grua të re nuk është i huaj ndonjë djalë i ri të cilin gjykon se mund ta dashurojë.
        Gënjehet çdo burrë kur mendon se i beson gruas se vet vetëm se ajo e dashuron.Zemrat janë të shumëta;ashtu si na mësonte një poete,dhe ashtu mendonte se edhe vetë ishte femër.Dashuria është ndjenja më e pasigurt.Egzistojnë dy martesa të mundshme;njëra për të rinjtë dhe rininë e tjetra për të moshuarit dhe pleqërinë.E para që të ndahet lumturia dhe hareja;e dyta;që të ndahet fatkeqësia dhe sëmundja.Është e lehtë ta kuptosh gruan e lindjes e cila si në çarcafin e plumbit jeton në marrëzinë dhe dëgjueshmërinë e saj.Edhe gruan e mesjetës,mistike dhe seksuale.
        Ç’vend do duhej t’i jepej Evas së sotme e cila edhe burrit aspiron tia tejkalojë në vese,pasi nuk mund ta arrijë dot në gjeniun hyjnor dhe krijues të tij.Kjo është gruaja që rrezikon të humbasë çdo virtyt dhe atë me të cilin qëndron shumë më lart se burri.

        1. Ilir Hoti says:

          Futja pordhes o filozofi i bythes

        2. Wendy-B says:

          @GMT
          hmmm analize interesante. Ndoshta do te ishte me mire qe dashuria midis nje cifti te vinte nga nje lidhje shoqerore ne fillim. Do ta njihnin njeri tjetrin me mire. Por kjo ka rrezikun e vet, se kur humb dashurine humb edhe miqesine (ne shumicen e rasteve).
          Sa humb kohen kot duke analizuar boten femerore (qe asnjehere nuk do ta kuptosh plotesisht) shijo me mire realitetin -;)
          Boll filozofe ka nxjerre kjo bote, mos ui shto edhe ti listes -:).
          Jam kurioze kush eshte kjo poete qe te ka frymezuar me poezite e saj??

          @Lymi
          Po cte kane bere femrat oi uruar, qe i paske kaq inat ?

          1. GMT says:

            @Wendy-B,
            Megjithatë,gruaja është pamohueshmërisht,iluzioni më i madh i burrit.Nuk egziston edhe një lumturi e cila do të ishte në gjendje t’ia tejkalojë gëzimit të dashurisë.Çdo gjë tjetër mund të jetë lavdi,sukses dhe satisfaksion por gruaja ngelet dehje e vetme e zemrës.Të gjitha honet e errëta të karakterit të gruas pushojnë së egzistuari, vetëm të ndriçojë një pjesë e saj;aty ku ajo më së shumëti rrezaton,dhe e cila gjithmonë është e mrekullueshme.
            Nuk ka fatkeqësi njerëzore që gruaja nuk është në gjendje ta neutralizojë apo ta balsamosë.Madhështinë e gruas e shohim në momente të mëdha;në ngjarje të vogla ajo është minore.Dhe e vogël është vetëm në raport me gjininë e saj që është shkaktari kryesor i të gjitha trazirave në shpirtin e saj gjithnjë të freskët dhe në zemrën e saj që e ka përplot butësi edhe atëherë kur nuk ka shumë fisnikëri.

    2. david says:

      bravo, analize e mire.

  2. Tomorri says:

    Epo keshtu te gjen kur nuk ke dy gra.dhe po te iku njera ke tjetren

  3. Tili says:

    Mashkull i dobët evgjit

  4. NO PASION says:

    PERFEKT…GMT

  5. Lym xhepa says:

    Grate nuk jane te gjitha te keqija por njera me e keqe se tjetra

  6. MEDIAT SHKATERRUSET E SHOQERIS says:

    KJO ESHTE BOTA DHE JETA JUAJ.

    “” E GEZOFSHI “”

    KUSH ME SHUM E KUSH ME PAK , KETU DO TE RROKULLISENI TE GJITHE…….

  7. j.koresh says:

    te gjitha komentet te sakta.
    nuk ngeli gje per tu shtuar.
    shoqeria e kapitaliste e korporatave po kalbet me shpejtesi. njeriu po transformohet ne nje makine hipokrite pa karakter dhe pa parime.
    familja e shkateruar dhe njerez te vetmuar jane karakteristikat e shoqerise se “konsumit”.

  8. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Pa te pyesim ramyn cbehet andej nga ingliterra se spo marrim vesh gje.
    U coroditen keta inglizet.

  9. CANI says:

    Kjo ju gjene kure nuke i zbatoni urdhat e Allahut ,Allahu e ka ndalue me pi alkohol ju e pini tashe flej ne park .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje