Faktet interesante të finales së UEFA Champions League

7 Qershor 2015, 18:15Sport TEMA

Juventus-Barcelona, një sfidë që nuk u konsumua vetëm brenda 90 minutave dhe për më tepër jo vetëm brenda stadiumit olimpik të Berlinit ku ishin të pranishëm 70,442 persona. Lotë në fushë dhe shkallët e stadiumit, festë në krahun tjetër dhe flamuj që përqafohen mes tyre sepse kjo ndoshta ishte finalja e fundit për dy prej legjendave të futbollit europian si Xavi e Pirlo. Ishin pikërisht dy mesfushorët që në fund të ndeshjes si dy gentleman të vërtetë u përqafuan me njëri tjetrit si për t’i thënë Europës së futbollit se ata duhet të mbeten në historinë e këtij sporti. Xavi do të niset me avionin e parë drejt Lindjes së Mesme për një aventurë në Katar, ndërsa Pirlo me shumë mundësi do të marrë drejtimin e kundërt, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një skenë që u luajt përpara syve të kampionëve të mëdhenj si Ronaldo, Seedorf apo Del Piero, të gjithë të pranishëm në shkallët e “Olimpiastadion”.

Pak metra më tej, kur skena po bëhej gati për kurorëzimin e kampionëve, Allegri dhe Luis Enrique nuk i kursyen elozhet ndaj njëri tjetrit, ndërsa Buffon u përpoq të mbante lart moralin e lojtarëve me më pak eksperiencë edhe pse ky ishte ndoshta treni i fundit që ai të shpallej kampion Europe për të kurorëzuar në mënyrën më të mirë një karrierë të artë. Festa vazhdoi në dhomat e zhveshjes ku Barcelona multietnike mbajti zgjuar përgjatë gjithë natës tifozët katalanas të cilët mbushën sheshin kryesor ku festuan gjatë titullin e pestë. Pique nuk kurseu një cigare puro pasi kreu ritin e zakonshëm të prerjes së rrjetës, ndërsa Messi dhe djali i tij pozojnë krenarë me kupën.

Kjo ndeshje ishte një tjetër sukses për arbitrin turk Cüneyt Çakir i cili drejtoi ndeshjen më të rëndësishme të karrierës. Bilbili nga Bosfori rezultoi sërish me fat për Lionel Messin dhe Javier Mascheranon, pasi në Kupën e Botës ai drejtoi edhe gjysmëfinalen mes Argjentinës e Holandës. Por nëse të gjithë shijuan një finale spektakolare, ka edhe nga ata që ndiejnë disi keqardhje për një tjetër përballje mes Suarez dhe Chiellinit. Një kafshim i mundshëm nga ana e uruguajanit ishte kuotuar madje edhe nga bukmejkërsat, por mbrojtësi italian ngriti flamurin e bardhë për shkak të një dëmtimi. Një disfatë që e ngjit Juventusin në vendin e parë të humbësve të mëdhenj të finaleve me 6 të tilla duke lënë pas Bayernin dhe Benficën, ndërsa Barcelona si askush tjetër është skuadra e vetme që mbyll dy sezone me tripletën e famshme.

11 komente në “Faktet interesante të finales së UEFA Champions League”

  1. GMT says:

    Jam duke ndjekur një emision sporti në njërin nga kanalet shtetërore të televizionit hollandez ku temë debati është futbollisti më i mirë botëror i të gjitha kohërave.Pjesmarrës në emision janë emrat më eminentë të ekspertëve dhe analistëve të futbollit.Të gjithë të një goje ishin se Lionel Messi është mbreti i futbollit.Njëri nga analistët argumentonte;Nuk egziston një ditë,një javë,një lojë e vetme futbolli që Messi nuk ka dhuruar spektaklin.Nuk egziston një lojë e vetme kur nuk ka shkëlqyer.I ndikuar nga subjektivizmi gjithmonë Maradonën e kam konsideruar një klas më lartë nga Mesi por çdo ditë po bindem se jam gënjyer.TOTILA ku je?!

    1. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

      “”GMT “”
      E megjithate nuk ka ende nje vije demarkacioni per te ndare se kush eshte me i madhi i te gjitha koherave ,derisa gjykimi eshte subjektivist .
      Jam dakord 100 % me komentin tend .
      Ne se u referohemi fakteve dhe Wikipedise MESSI qendron shume me lart por MARADONA kishte dhe e shfaqte m edhune grinten ,kurse MESSIT i binden vete bashkelojtaret lojtaret pa fjale ,sepse MESSI eshte me ZERO EMOCIONE dhe nga asgjeja nxjerr kryevepren .
      Vazhdoj qe te mos e pelqej ENRIQUEN POR ME POZICIONIN QE I DHA MESSIT rezultoi fantastik .
      Perndryshe diskutimi vazhdon .
      “”MARADONA ”
      Me ngjalle kujtim eshume te vjetra ne ato kohera ku nen Diellin pervelues Perendite kishin derguar ZOTIN VETE ,AZTEKEN ,alias MARADONA .
      Sapo e pashe videon ,por do te ishte mire qe te jepje dhe Golat e Gjermanise dhe zeri Mallengjyes ,vuajtes ,lutes ,pergjerues i spikerit dukej sikur vinte nga nje bote tjeter paralele.
      Pershendetje ,te gjitheve dhe mire u takofshim te premten por mendoj se Kupen e A.Latine do ta fitoje Brazili sepse MESSI eshte shume i lodhur si fizikisht po edhe psikologjikisht .

      1. best says:

        Totila
        Kupen e Amerikes Latine e merr argjentina
        Ka nje superskuader ne forme te mire me kombinime fantastike
        Jam shume i bindur qe lodhjen e Messit do e kompensoje Aguero dhe Di Maria, qe fjeten gjume ne Boteror dhe ai pisi Di Maria qe degjoi mafiozin perez per finalen dhe nuk luajti se e kercenuan qe po luajte do te te shesim dhe ata e shiten qe e shiten
        Nejse
        Them se Brazili duket i bukur, por nuk ka skuader potente ka shume te rinj
        Argjentina ka ruajtur shume mire grupin e Boterorit
        Sa [er diskutimin Messi-Maradona mendoj se perderisa tani jane te dyzuar qe messi eshte me i miri, mendojeni si do jete pas nje viti, kur te marre edhe ca kupa te tjera….

  2. Pelasgian says:

    S’ma merrte menja qe Juvja do i rezistonte aq shume Barces dhe pati nje moment qe mendova se edhe mund te fitoje .

    Bravo Barces , Bravo Messit qe edhe pse i mbyllur shume mire nga Allegri ja doli te jet protagonist ne te tre golat e Barces!!

  3. best says:

    GMT
    Dale, dale, se s’ke pare gje akoma shoku
    Messi do ishte edhe me i madh, por i korruptuari Grondona, plaku i pjerdhur qe i conte valixhet me leke plakut te pjerdhur Blater dhe tekniku i shkerdhyer Pakerman e cuan dem talentin ne shperthim te Messit, Boterori 2006
    Te gjithe prisnin argjentinen ate vit kampione Bote, absolute ne loje dhe emra, edhe gjermanet u surprizuan qe e kaluan megjithese luhej ne gjermani
    Por sic e thashe me siper, ajo mbetet njolla e zeze e futbollit argjentinas, Pakerman shkerdhata qe sot drejton Kolumbine se se qasin me ne vendin e tij, nuk e futi talentin Messi
    Njeriu qe i dha kalimin me Meksiken ylli ne shndritje vetem 19 vjec
    Nese Messi do futej dhe jo Kambiaso, ne shtese gjermania do ishte e shkateruar, ate qe i beri italia fiks ne katershe dhe do kishim tjeter kampione bote
    E kam thene dhe e perseris, prej me shume se 20 vitesh FIFA se ka dashur argjentinen me ne Boterore dhe per cudi me kontribut te vete kreut te federates argjentinase, Grondona, atij qe ia conte valixhet Blaterrit, e cuditshme por nga dokumentet po del e vertete
    Askush se shpjegon dot qe Boteror 1990, 1994, 2006, argjentina me Maradone dhe Messi nuk arriti dot, perfshi edhe 2014

  4. maradona 78 says:

    totila,gmt,best dhe ti gjembac
    ju prita deri me 12 te nates dje te vinit te pinim por ju nuk erdhet derman edhe une i piva vete tere birrat
    me duhet te iki ne Kili se na fillon kampionati edhe do te komentoj ndeshjet per rojo directas
    misioni u krye tani te marim edhe kupen e amerikes edhe te kenaqemi per kete vit
    ju pershendes:
    In Spanish:
    Vamos, vamos Argentina,
    vamos, vamos a ganar,
    que esta barra quilombera,
    no te deja, no te deja de alentar.
    English translation:
    Let’s go, let’s go Argentina,
    We’re going, we’re going to win,
    for these raucous supporters,
    won’t stop, won’t stop cheering you.

    ne santiago me keni kete muaj
    https://www.youtube.com/watch?v=40aHGNvcmzk.

    shikomeni e mos qani
    jam mes jush

  5. maradona 78 says:

    Te dashur vellezer:
    Nga Tartagal, Mendoza, Cordoba, Buenos-Aires, Rosario, Patagonia, e deri ne Rio Gallegos, Napoli, Tirane e Barcelone.
    Po u jap kete vidjo te shihni edhe krahasoheni me ndeshjen e djeshme ngjajne si dy pika loti nga personazhet, golat episode, I vetmi ndryshim eshte se jane luajtur ne kohe e vende te ndryshme nga Asteka ne Berlin.
    Shikon edhe kuptoni.
    Erdha ne jete nga zoti vetem per tju dhene kenaqesine e futbollit.
    Mos shani as Messin as mua as Platinine e as Ronaldon JR.
    Vetem shijoni, mendoni 1 sek sikur most e ishim ne cfare do shijonit

    Ju du ate gjitheve vecanerisht totila, gmt best e gjembac
    https://www.youtube.com/watch?v=EnBlNnkyFZo.

  6. GMT says:

    Të falemnderit Maradona,më mallëngjeve me këtë video.Kujtoj se ky formacion i kombëtares argjentinase është ajo që një zhargon tjetër do ta quanim maximumi apo thellësia e sipërfaqes.Një gjë akoma e kam të paqartë se përse Juan Ramon Requielme nuk gjendet në Pantheonin e të mëdhenjve të futbollit.

  7. ça thu says:

    Nuk kuptoj pse nuk komentojne nje penallti shqeto per Juven, ndaj Pogba. Apo perkrahim si gjithmone me te fortin, si qeni qe leh pas te zotit. Keto jane shqiptaret.

    1. Best says:

      O Ca thu
      qe nuk thu asgje
      Per ate penalltine e Barcelones ne minute te 8-te a ke per te thene gje apo jo????
      Ate te Pogbase e nxorren specialistet e movioles qe nuk ishte
      kurse ate me dore per barcelonen e nxorren qe ishte penallti
      shikoje mire ndeshjen, jo me xhama bardhe e zi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje