FIFA / “Tatëpjeta” vazhdon. Rusia dhe Katari mund t’i humbasin Botërorët

8 Qershor 2015, 10:53Sport TEMA

Rusia dhe Katari mund të humbasin të drejtën për organizimin, respektivisht, të Botërorit 2018 dhe 2022, nëse do të paraqiten prova të dhënies së rryshfeteve për të mbështetur kandidaturat e tyre. Në një intervistë për të përjavshmen zvicerane, Sonntagszeitung, kreu i ankesave në FIFA, Domenico Scala tha: “Nëse paraqiten prova se dhënia e të drejtës për organizimin e Botërorëve Rusisë dhe Katarit është bërë kundrejt blerjes së votave, atëherë këto mund të anulohen”.

Pëshpërimat për hile, që u dëgjuan pas 1 Dhjetorit, kur FIFA zgjodhi Rusinë dhe Katarin për të organizuar kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit, po thuhen me zë më të lartë, tani që FIFA është përfshirë në një skandal masiv, i cili përfshin akuzat për rrushfetmarrje, që ndihmuan në përcaktimin e organizatorëve të Kupave të Botës të viteve të kaluar. SHBA ka paditur 14 vetë, duke përfshirë 9 zyrtarë të lartë, nën akuzat për korrupsion.

FIFA e ka quajtur hetimin në vazhdim, si një hap përpara për organin e futbollit botëror. Rusia, shteti më i madh në botë dhe Katari, një shtet i vogël i Lindjes së Mesme, do të ishin kufijtë e ri për turneun më të ndjekur të botës.

I ngarkuari për “Kupën e Botës Rusi 2018”, i tha CNN javën që kaloi se vendi i tij ka ndërmend të vazhdojë me përgatitjet për organizimin e aktivitetit. Alexey Sorokin tha se kandidatura e Rusisë ishte transparente. “Ishte e pastër”, tha ai. “Nuk shkeli asnjë prej praktikave të FIFA-s, asnjë praktikë të zbatueshme në procesin e përzgjedhjes së kandidaturës fituese. Cfarë mund të themi tjetër?”

Dhe Komiteti organizator i Katarit nxorri një deklaratë javën që kaloi, duke thënë: “Ngjarjet e fundit në FIFA nuk do të ndikojnë në përgatitjet tona për Kupën e Botës 2022”.

Amerikani Chuck Blazer, një ish anëtar i komitetit drejtues të FIFA-s si dhe një pjesëtar shumë i rëndësishëm në investigimin që amerikanët po i bëjnë organit drejtues të futbollit, pranoi se ai dhe të tjerë zyrtarë të lartë kishin marrë rryshfete përpara Kupave të Botës 1998 dhe 2010, sipas dokumentave të gjykatës.

CNN-Bota.al

2 komente në “FIFA / “Tatëpjeta” vazhdon. Rusia dhe Katari mund t’i humbasin Botërorët”

  1. gjembaci says:

    edhe ne se rusia e ka mare me dallavere ,une jam i mendimit qe ta organizoje kupen e boters sespe eshte shteti me siperfaqen me te madhe ne bote dhe me nje popullsi mbi 170 milioneshe .
    por katari ,jo ,kurre i cili perpos qe eshte nje mini shtet ,atje vapa eshte torturuese kur termometri i kalon 50 gradet celsisus ne hije .
    kurse organizimi i ketij boterori ne dimer do ti cballanconte ligat respektive sidomos ato te europes dhe njekohesisht do ti privonte te apasionuarit pas futbollit ,perkatesisht pasaniket qe te nderronin sezonin e pushimeve ,kur dihet qe ne dimer nuk te lejon njeri qe ta lesh punen aq lehte dhe cdo gje eshte vendosur dhe parashikuar per ne vere ku “zinxhiri i fitimeve ” i le qe te gjithe te kenaqur ,si “‘haxhinjte ” ashtu dhe “hanxhinjte “.

  2. ari says:

    Avash avash po i del koka e te”veretes” dhe ”demokrasise”amerikane.Pritni kur te ”dalin;”deshmitare”qe kane marre miljona nga rusia dheee pas ca muajsh te dale vendimi qe boterori 2018 te behet ne ha-merr-ik.Deri sa te kete popull qe beson propaganden e genjeshter te tyre dhe qeveri kukulla[sic eshte dhe jona]mire bejne per interesat e tyre.Planeti eshte gati te shpertheje se keshtu e duan interesat e atyre qe komandojne dhe Obamen,Merkel etj[te tille jane rokfeleret,sorosit etj]Ata ‘demokratet’ perendimore po e shterngojne keq Putinin qe ai te shpertheje,keshtu te thone,ashtu sic thone perdite,ja hitleri i sotem.Flet ai lui lui i vocerr per dekriminalizimin e politikes shqiptare,mos dhenie vizas etj,etj..Cili shqiptar nuk pyet kush jane ata? kur nuk jane ne krye te listes Berisha,ILIR_FLORIRI,Koqedhimae etj etj qe kane bere namin ne vdhjedhje e mekate te tjera ne kurris te te tjereve.Une do votoj te pavarur ose parti qe nuk eshte ne dy sofrat e te pa ngopurve PS{LSI}_PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje