Trajneri i Francës Didier Deschamps ka mbetur shumë i zhgënyer nga paraqitja e skuadrës së tij në miqësoren ndaj Belgjikës që u zhvillua të dielën, ku “Gjelat” u mposhtën me rezultatin 4-3.
Në fakt në konferencën për shtyp pas ndeshjes Descamps ishte munduar t’i mbronte lojtarët e tij, mirëpo mediat franceze kanë zbuluar se në pushimin mes pjesëve 46-vjecari ka ngritur tonet duke i akuzuar futbollistët se nuk janë profesionistë.
Deschamps u ka kujtuar të tijve se disa lojtarë në vecanti e kanë më shumë mendjen te stili i flokëve sesa te impenjimi në fushën e blertë.
Përfaqësuesja e Francës ka vijuar intensitet përgatitijet për miqësoren me Shqipërinë, që do të zhvillohet të Shtunën në Elbasan Arena, ndërsa Deschamps ka qenë më kërkues në stërvitje, për të shmangur një tjetër paraqitje të dobët ndaj kuqezinjve.
Me thene te drejten Belgjika e beri çarçaf Francen, por nga fundi, si duket moren dhe ndonje urdher, e leshuan lojen sepse flasin te njejten gjuhe dhe nuk mund ta linin edhe Francen edhe trajnerin qe une kam pase simpati kur ka qene lojtar, qe te turperoheshin aq rende. Dhe mire bene. Vilmot eshte i mrekullushem, ndersa ne skuadren belge mungonin dy me kryesoret, megjithese mund te loze me dy skuadra kombtare Belgjika, De Bryn dhe Kompani. Por mos mendojne shqiptaret se jane Belgjika dhe Franca do si do se ka mundesi tu jap nje mesim te mire mu ne Elbasan. Une i uroj suksese skuadres tone kombtare me mend ne koke dhe kembe ne toke.
Belgjika ne kete moment eshte skuadra me e mir ne evrop kedo ekip qe ti vesh perball e mund. E kam then dhe me perpara kur flitej per Januzi qe ne ekipin belg ska per te gjetur vend ne kete kohe, ka dy vjet belgu sa vjen dhe ngrihet ne futboll dhe besojn se ne evropianin ne franc do jet favorit per kupen.