Odise Roshi largohet nga FSV Frankfurti, firmos për 3 vjet me Rijekën

8 Qershor 2015, 18:18Sport TEMA

Odise Rroshi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së FSV Franfurtit.

Mesfushori I kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 3-vjecre me skuadrën kroate të Rijekës, ku luan edhe sulmuesi shqiptar Bekim Balaj.

Pas tre sezonesh tek Franfurti, Roshi u largua me parametra 0 nga kjo skuader, pasi objektivi I tij është që të ketë sa më shumë minuta në dispozicion, për të spikatur edhe në futbollin europian, pasi Rijeka  rendit në vëndin e tretë në kampionat dhe do të luajë sezonin e ardhshëm në kompeticionin e “Europa League”.

Odise Roshi ka zhvilluar në total 76 ndeshje me Frankfurtin duke realizuar 6 gola.

Ndërkohë, është pjesë edhe e kombëtares kuqezi ku ka zhvilluar 22 ndeshje dhe ka shënuar një gol, në sifdën kundër Sllovenisë në “Qemal Stafa”, dhe gjithashtu ka marrë sërish ftesë nga tekniku Gianni De Biazi për ndeshjen miqësore kundër Francës me datë 13 qershor./f.b

2 komente në “Odise Roshi largohet nga FSV Frankfurti, firmos për 3 vjet me Rijekën”

  1. Dinozauri says:

    Rijeka eshte ne vend te dyte , jo ne te tretin !!

    Shume i lumtur qe ka zgjedh kampionatin Kroat , eshte trampolina me e rendesishme per lojtaret ballkanas qe te kalojne ne klubet e medha europiane !!

    Sokoli dhe Balaj kan lozur shume mire kte vit ne HNL!!!

    I uroj sa me shume suksese Roshit , Cikalleshit dhe Balajt!!!

    1. kulmaku says:

      Shume trampoline e mire eshte,,,Roshi 25 vjec do hidhet nga kjo trampoline diku ne Turqi,Kine apo Azerbaxhane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje