FOTOT/ Vajzat shqiptare të Botërorit

9 Qershor 2015, 10:33Sport TEMA
FOTOT/ Vajzat shqiptare të Botërorit

Nga Marsida T. Najdeni

Edhe pse futbolli në Evropë dhe Shqipëri duket sikur hë për hë e uli siparin e tij me finalen e madhe të Kupës së Evropës për klube, dhe deri në pritjen e ekipeve shqiptare në ndeshjet evropiane, matanë oqeanit Atlantik po ndodh një ngjarje sportive shumë e madhe. Në Kanada po luhet Kupa e Botës për femra.

Në këtë botëror marrin pjesë 24 ekipe. Ndër to tre ekipe janë më interesante për ne shqiptarët. Gjermania, sepse aty gjejmë shqiptaren Fatmire (Bajramaj) Alushi. Suedia, sepse është një tjetër shqiptare, Kosovare Asllani, si edhe Zvicra me shqiptaren tjetër Florijana Ismaili.

Teksa për Fatmiren kisha vite që e dija sepse ajo e ka afirmuar veten si shtylla bazë e ekipit gjerman, u emocionova kur dëgjova dy vajzat e tjera në kanalin Fox Sports. I famshmi kanal televiz ESPN i SHBA-së më 15 maj do t’i kushtonte një artikull në uebsitin zyrtarë mungesës së Fatmires këtë Botëror prej shtatzanisë së saj (espn.com). Vajza jonë e dashur na shfaqet aq humane ku vetë sportistja ishte shprehur për ESPN se “të t’bërit nënë është më e rëndësishme se disa ndeshje futbolli.”

Po dy vajzat e tjera?

Kosovare Asllani ka një karrierë mahnitëse si sulmuese. Ajo ka lindur në Suedi më 29 Korrik 1989 me prindër shqiptarë të Kosovës. Qysh prej moshës 15 vjeçare ajo luan futboll profesional në Ligën e dytë të Suedisë dhe mëpastaj për të kapur majat. Siç është përshembull ekipi i Chicago Red Stars, pretendentet kryesore për të fituar kampionatin e sivjetshëm. Në javën e 7-të të kampionatit amerikan ajo fitoi dhe anketimin si lojtaria më e mirë e javës. Prej 2012 ndodhet në ekipin e madh francez PSG me një total prej 37 golash duke e bërë atë sulmuesen kryesore të ekipit francez. Ajo u prezantua tek PSG prej lojtarit Ibrahimovic. Padyshim që Kosovarja është kthyher në simbolin e ekipit kombëtar suedez. Ajo ka plot 78 ndeshjë me fanellën e verdhë dhe 21 gola (fifa.com) mbajnë firmën e saj. Suedia është favorite bashk me ShBA këtë botëror. Kosovare luajti ndeshjen e parë kundrra Nigerisë, e cila mbaroi barazim 3-3, dhe shqiptarja jonë u ndërrua nga trajneria në minutën e 46-të. Midis saj dhe ish trajnerit të kombëtares nuk ka patur ndonjë rraport të mirë, edhe pse shkaqet nuk bëhen publike, por ai e la jashtë gjatë ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2011, gjë që do t’i binte në sy dhe trajnerit të ShBA-së. Urojmë mos të jetë trashëguar e njëjta ndjenjë me trajneren e tanishme. Ju ftoj t’i hidhni një sy talentit të Kosovares, grintës dhe shpejtësisë se saj, pa harruar dhe tatuazhin e saj me shqiponjën dy krenshe. Ndeshja e rradhës për Suedinë është kundrra ShBA-së më 12 qershor. Kjo ndeshje shumë mirë mund të ishte dhe finalja e botërorit duke njohur rivalitetin midis këtyre dy ekipeve.

Florijana Ismaili falë moshës së saj mjaft të re është ende në hapat e para, por falë talentit ka arritur të kap ëndrrën, siç është dhe pjesmarrja në Botëror. Florijana ka lindur në Zvicër më 1 janar 1995 nga prindër shqiptarë të Kosovës. Edhe pse ka luajtur futboll qysh në vogëli mund të themi se karriera e saj profesionale i ka fillesat më 2011 me ekipin e BSC YB Fraunen (bscyb.ch), që konsiderohet dhe ekipi numër dy më i suksesshëm i Zvicrës me plot 11 tituj kampion. Florijana luan në rrolin e mesfushores së avancuar dhe për skuadrën kombëtare të Zvicrës deri tani ka luajtur 10 ndeshje. Ndeshjen e parë me fanellën e kryqit të bardhë e ka luajtur kundrra Portugalisë më 16 janar 2014 (fifa.com) Ajo merr pjesë në ketë botëror jo me shpresën se do të luajë 90 minuta për ndeshje, por me dëshirën për të fituar eksperiencë. Për telegrafi.com ajo është shprehur se mbas Botërorit do të dëshironte të luante në Bundesliga. 20 vjeçares i urojmë karrierë të suksesshme, edhe pse Zvicra humbi ndeshjen e parë 1-0 ndaj Japonisë.

Uroj që këto tre vajza të bëhen simbol frymëzimi për vajzat tona në Shqipëri e Kosovë dhe kudo tjetër qofshin shqiptaret të cilat duan të luajnë futboll, por frenohen prej mentalitetit dhe shoqërisë maskiliste. Lutem që FSHF/ FKF ta nxisin më shumë këtë sport tek vajzat, që tashmë ka marrë hov dhe në Shqipëri prej disa vitesh. Duke i uruar vajzave sukses në këtë Botëror, zemra dëshiron vetëm një gjë: pjesmarrje sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kosovës në këto nivele sportive. Kjo dëshirë do të bëhet realitet vetëm nëse mbështeten vajzat tona ekonomikisht, me infrastrukturë sportive, edhe moralisht.

Kosovare Asllani

 

Fatmir Bajrami

Florijana Ismaili

Shqiperia

4 komente në “FOTOT/ Vajzat shqiptare të Botërorit”

  1. shqiptar says:

    na shkoi jeta mercenar gjithe jeten peraqsojme te tjeret edhe cfare se jane shqiptare askush ska per ti zene ne goje shqiperine secila perfaqson komb te huaj
    jemi populli qe nuk kemi atdhedashuri kombetare si te meshkuj dhe te femrat jemi kombi qe na ikin me shume sportista te te huajt sa askush tjeter ne ballkan me shume se serbet grket kroatet boshnjaket bullgaret edhe malazest sepse ata e duan vendin e vet ne jo kjo do te thote qe kemi probelme me kombin

    1. Klimax says:

      Nuk u larguan si mercenare dhe mbi te gjitha nuk jane fare te lindura ne “Atdhe”! Jane vajza nga prinder qe u larguan ne Atdhe te huaj sepse Atdheu i tyre nuk mundi ti dhuronte asgje! Dhe ato boshlleqe apo mungesa jetesore e shpirterore jua plotesoj me respekt dhe dashuri Atdheu i Ri i tyre.
      Perse atehere te mos u rikthejne respektin e dashurine keto vajza dhe kushdo tjeter me te njejten menyre Atdheut te Ri te tyre?
      Ato me pjesmarrjen e tyre, nderojne jo vetem vetveten, familjet e tyre dhe fanelen e vendit ku luajne, por edhe origjinen e kombit dhe te Atdheut te tyre!
      Problemi me ty eshte se ti ndjen “krenari” e “kenaqesi” vetem me pordhe nacionaliste!

  2. Klevis says:

    Lexoni lajmet mire se Fatmira Bajrami nuk lun se eshte me barrë o “gazetare”!

    1. Alban says:

      Edhe ti lexo artikullin o lexaruç se e ka thene mjaft mire dhe me burim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje