Simeone i fiksuar pas Tevez

10 Qershor 2015, 12:13Sport TEMA

Diego Simeone nuk heq dorë nga Carlos Tevez. Sulmuesi argjentinas i Juventusit është dëshira e parë e trajnerit të Atleticos së Madridit në merkato. Në një intervistë për mediat spanjolle El Cholo e pranoi se Apashi është një lojtar që ai e pëlqen shumë pasi mbi të gjitha do të ishte futbollisti ideal për skemat e tij te Los Colchoneros:

“Gjithmonë ëndërron të kesh në skuadër lojtarë si Carlos Tevez. Ai e ka në gjak futbollin dhe është i lindur për ta luajtur këtë lojë. Është i aftë të shënojë shumë gola dhe unë mendoj se Tevez do ishte përforcimi ideal për futbollin që luan Atletico e Madridit. Shpresoj që ai të transferohet te ne”.

Talenti argjentinas i Villarealit, Luciano Vietto është një tjetër objektiv i Atleticos për sulmin. Los Colchoneros kanë gati një ofertë prej 22 milionë Eurosh për të bindur drejtuesit e nëndetëses së verdhë që të lejojnë largimin e 21-vjecarit. Gjithsesi për ti bërë vend dyshes Tevez-Vietto nga Los Colchoneros mund të largohen Mario Mandzukic dhe Antoine Griezmann. I pyetur për këtë cështje Simeone la gjithcka të hapur:

“Vietto është një objektiv i yni.  Drejtuesit tanë po bisedojnë me Villarealin por nuk është e lehtë për tu arritur një marrëveshje.

Luciano është shumë i talentar dhe  besoj se te Atletico do të përshtatej shumë mirë. Për mendimin tim ai është një lojtar shumë i ngjashëm me David Villan.

Griezmann dhe Mandzukic? Është e vërtetë që për ata kemi shumë kërkesa, por ne po përpiqemi të ndërtojmë një skuadër të madhe dhe nuk do të sheshim lojtarët tanë më të mirë edhe pse në futboll asnjëherë nuk i dihet se cfarë mund të ndodhë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje