Tevez dhe Pirlo drejt largimit nga Juvja

10 Qershor 2015, 18:08Sport TEMA

Pas zhgenjimit ne finalen e Berlinit,duket se ne kampin juventin do te kete disa largime, disa prej të cilave të paralajmëruara. I pari në listë është Pirlo ndersa i dyti Tevez. Të dy futbollistët e kishin bërë të ditur vendimin e tyre që në fillim të vitit, me argjentinasin që me shumë gjasa mund të rikthehet në vendlindje ose të pranojë ofertën e Atleticos. Në këto kushtë Marota nuk kërkon të humbë kohë per te gjetur zevendesuesin e Tevez. Cavani dhe Higuan duken te paarritshem per Juventus per shkak te vleres se larte të kartonit të tyre ndërkohë që alternativa më e mundshme në planin financiar është kroati Mandzukic.

Diego Simeone ka dale hapur duke deklaruar,se nuk ka folur me Tevez por se do te ishte një kënaqësi te kishte nje lojtar si Tevez tek Atletiko e Madridit. Dite me pare Marota pati theksuar se Tevez eshte i lire te bej zgjedhjen e tij.Menjehere mbas kesaj deklarate,jane hedhur ne sulm ekipe si PSG dhe Atletiko e Madritit.

Pervec Mandzukic vlera e kartonit të të cilit eshte 20 milion Euro, juventus duket se nuk kerkon ta lere pas dore pisten e Radamel Falcaos.Kolumbiani, i cili nuk pati nje sezon te mire tek Manchester United,eshte rikthyer tek Monaco. Lojtari ende nuk e ka vendosur te ardhmen e tij por duket si nje mundesi e arte per sulmin e juventineve.

4 komente në “Tevez dhe Pirlo drejt largimit nga Juvja”

  1. sit... back..and relaks → says:

    Khedira firmosi dje per juventusin.

  2. lazarati says:

    Teves nuk eshte nje lojtar i ri dhe ngritjen se ka patur te paren, por tek juventus ai ka arritur te japi ate cka mundur me teper, ne karjeren e tij.

    Tek Juventus ai rilindi dhe besoj se smuand te japi akoma. Te pakten dhe nje vit mund te qendroj tek juventus.

    Por manaxheret e Juventusit jane njeshat e administrimit te nje klubi dhe shume here e kane treguar qe dine te marrin vendime ne te mire te klubit edhe pse me dhimbje per lojtarin.

    Uroj qe te gjejne gjuhen e perbashket per te luajtur akoma, pasi akoma ka per ti dhene atij klubi.

    Pirlo tashme e ka dhene ate cfare mund te jipte dhe kete gje ai e di dhe vete.

    1. Ceshtje ekonomike! says:

      Tevez ne fund te fundit do rrije te Juve…e sigurte qe problemi midis Tevez edhe Juves eshte i natyres ekonomike…Tevez aktualisht merr 4.5 milion…nderkohe top player-it ne skuadrat e medha marrin shume me shume…Tevez me te drejt kerkon rritje rroge, pasi Juventusi ka arrit rezultate (edhe ekonomike) shume te larte kete vit…Juventusi nga ana tjeter ka drejtues tipik italian qe nuk mund te leshoj kollaj pe ke pjesa e rrogave…pasi nuk duan te perfundojne si Reali, M.City, PSG apo Chelsea…dmth nje skuader ku motivimi kryesor per lojtaret te jete rroga, paraja…duan te vazhdojne te ken ne skuader lojater qe ne radhe te pare vene pasionin edhe dashurine per bluzen qe veshin pastaj parate….te shohim sa do ja dalin drejtuesit e Juventusit ta ruajn kete ekuiliber? Forca Juventus me apo pa Tevez! ?

  3. shushica says:

    juventusit i duhen dy mbrojtes krahu te llojit Zambrota ,pasi me Dybala dhe me njemer tjeter kushdo qofte per sulmin quhet i kompletuar pastaj per te qen pretedent ne evrope

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje