Murinjo pa patentë për 6 muaj

11 Qershor 2015, 15:37Sport TEMA

Hoze Murinjos i heqin patentën.

Trajneri i Çelsit është privuar për 6 muaj nga leja e drejtimit të makinës në Angli si dhe është ndëshkuar me njtë gjobtë prej 910 paund, rreth 1250 euro.

Motivi i policisë angleze për këtë ndëshkim në drejtim të Special One është i thjeshtë.

Në shtator të 2014, Murinjo është kapur duke i dhënë makinës mbi shpejtësinë e lejuar në Esher, konte e Surrey që ndodhet në periferinë  Londrës.

Sipas “Daily Mirror”, Murinjo po e drejtonte Jaguarin e tij me 97 km në orë,  17 km më teptër nga limiti prej 80 km në orë.

Në karrierën si trajner, Murinjo është mësuar të ecë shpejtë, pasi në moshën 40-vjecare u shpall kampion i Portugalisë, kur ishte 41 vjec fitoi Championsin, ndërsa 47-vjecar arriti suksesin historik të triumfit të trefishtë me Interin.

Gjithsesi, për sa i përket drejtimit të makinës, nuk vlen e njtëjta gjë si me sukseset e karrierës, pasi në këtë aspekt duhet ta paguajë nxitimin e tepruar, duke u privuar nga e drejta për ti dhënë makinës deri në dhjetorin e ardhshëm.

Fama nuk e ka ndihmuar që policët të mbyllin një sy.

Në fund të fundit para ligjit janë të gjithë të barabartë.

2 komente në “Murinjo pa patentë për 6 muaj”

  1. maxi says:

    te shkretit do ti duhet tani e tutje te paguaj Taxi

  2. 17nentori says:

    kta policte kane lene nam. Nuk marrin vesh qe shenjat e limitive ne rruge jane vetem per makinat e lira…. Jo per jaguaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje