Deshamp kërkon ndjesë për humbjen: E merituam rezultatin, shqiptarët nuk lëshuan terren në lojë

13 Qershor 2015, 21:10Sport TEMA

Trajneri i ekipit francez Didier Deshamp e quajti një rezultat të merituar humbjen në miqësore që skuadra e tij pësoi mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Elbasan Arena”, përballë kuqezinjve të De Biazit.

“Ka qenë e vështirë sepse skuadra shqiptare nuk e lëshoi terrenin e lojës.

Ky rezultat ka qenë ajo që ka merituar skuadra franceze.

Kemi humbur në shtëpi në ndeshen e fundit, do jenë kritik (mediat) dhe unë jam përgjegjës.

Sot kam ndërruar sisteme, por do të marr kohën për të analizuar të gjitha dhe për të vazhduar në rrugën e drejtë…

Sot është dita për të kërkuar falje”, ­deklaroi Didier Deshamp.

Sipas teknikut francez, Kombëtarja shqiptare i ka të gjitha shanset për t’u kualifikuar në “Euro 2016”.

“Me dy ndeshjet që ka zhvilluar me ne, i ka të gjitha shanset për t’u kualifikuar.

Mjafton të shihet klasifikimi”, tha Deschamps.

5 komente në “Deshamp kërkon ndjesë për humbjen: E merituam rezultatin, shqiptarët nuk lëshuan terren në lojë”

  1. daku says:

    O gazetari, eshte e shtune sot, jo e diele.

  2. Ilir says:

    Jemi jasht vendit dhe kuptohet na intereson te dime edhe rezulatatin,lexova tre njoftime per ndeshjen por jo rezultatin….gazetari e vertete

  3. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    edhe pa motiv kerkon falje xhest uman kultur

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Francezet bene te njejtat veprime, te takimit te pare,por De Biazi,kishte marre masa ne mbrojtje,sidomos per bllokimin e sulmit mbrapa shpine ne krahun e djathte.
    Eshte per te vlersuar, autokritika qe beri trajneri frances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje