E ardhmja e Hoze Murinjos do të jetë te Çelsi të paktën edhe për disa vite.
Trajneri portugez shumë shpejtë do të firmosë një kontratë të re që do ta lidhë me “Blutë” e Londrës deri në 30 Qershor të vitit 2019.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, nga marrëveshja e re, “Special One” pritet të përfitojë 30 milionë paund për 4 vjet, apo rreth 41 milion euro.
52-vjecari luzitan po kalon momente fantastike te Çelsi.
Në sezonin e fundit ai fitoi 2 trofe me klubin londinez dhe presidenti i bluve rusi Roman Abramovic dëshiron ta mbajë sa më gjatë Murinjon në “Stamford Brixh”.
Firma mbi kontratën e re e ish- trajnerit të Realit të Madridit me kampionët e Anglisë është vetëm cështje kohe, dhe në këtë mënyrë të gjitha klubeve të interesuara për të marrë shërbimet e Murinjos nuk u mbetet gjë tjetër vecse të shikojnë për alterantiva të tjera.
Bisedimet mes palëvëe janë një stad shumë të avancuar dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithcka.
Që pas shkarkimit të tij nga Çelsi në vitin 2007, raportet e Special One me drejtuesit e klubit janë më të mira se kurrë dhe kjo është një tjetër arsye që portugezi dëshiron të qëndrojë gjatë në “Stamford Brixh”.
Sezoni që sapo lamë pas rezultoi thjeshtë fantastik për 52-vjecarin në krye të bluve, me Murinjon që fitoi fillimisht Capital One Cup për ta mbyllur me titullin e Premier Leagues, që ishte qershia mbi tortë pasi për më tepër një trofe i tillë i mungonte Çelsit që nga viti 2010.