Kickbox, ndërron jetë talenti kosovar Ilir Beqiri

17 Qershor 2015, 15:43Sport TEMA

Një lajm i rëndë trondit botën e sportit kosovar dhe gjithë hapësirës shqiptare. Kikbokseri Ilir Beqiri ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave, djaloshi me origjinë kosovare vuante prej shumë kohësh nga sëmundja e kancerit, por nuk arriti t’ia dilte mbanë pas shumë viteve kurim.

Disa kohë më parë ai foli edhe për mediat zviceriane për sëmundjen e tij. Ilir Beqiri garonte si profesionist në sportin e kikboksit.

Pasioni për këtë sport nisi pas mësimeve të para që ai mori nga vëllai i tij, Shemsi Beqiri, emër ky i njohur në garat Superpro të kikboksit.

Karrierën e nisi në Zvicër ku jetonte prej shumë vitesh me familjen e tij. Iliri ishte një nga sportistët më të talentuar në disiplinën Thai të kikboksit ku garojnë edhe tre vëllezërit e tjerë të familjes Beqiri.

5 komente në “Kickbox, ndërron jetë talenti kosovar Ilir Beqiri”

  1. "BALASHI" says:

    Ngushullime per kete djale te ri e sportist i talentuar!

  2. kunati shokut xhemol, jo shkodran. says:

    U prefsh ne paqe, ngushellime familjes.

  3. agostin says:

    Ngushllime familjes per humbjen e djalit te tyre .

  4. Opinionisti says:

    Lajm i keq…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje