Xhaka dhe Shaqiri përsëri në të njëjtin klub?

17 Qershor 2015, 15:58Sport TEMA

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të luajnë përsëri në një skuadër së bashku siç bënë kur ishin pjesë e Baselit.

Mediat gjermane dhe ato italiane kanë shkruar se Interi është vënë seriozisht pas Xhakës dhe e sheh atë si zëvendësues të kroatit Mateo Kovacic, i cili është pranë largimit.

Inter dëshiron të bëjë një skuadër të fortë dhe konkurruese me lojtarë të rinj dhe cilësorë, ndërsa e shohin Xhakën si pjesë të rëndësishme për të ardhmen.

Gjithnjë sipas shkrimeve në mediat italiane, zikaltërit do të tentojnë të ofrojnë rreth 20 milion euro për Borusia Mynshengladbah për ta bindur atë ta lënë të lirë Xhakën.

Nëse Xhaka transferohet te Interi, atëherë do t’i bashkohej Xherdan Shaqirit me të cilin luan te Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ishin shokë skuadre në Basel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje