Për shkak të sjelljes, Vidal nuk u ble nga Reali?

18 Qershor 2015, 15:24Sport TEMA

Arturo Vidal ka qenë prej kohësh në axhendën e Realit të Madridit.

Madje verën e kaluar mediat sportive thuasje e bënë zyrtare transferimin e tij te Los Blancos.

Në kampin madrilen askush nuk ka patur dyshime për nivelin sportiv të kilianit, që konsiderohej një futbollist që i përshtatej lojës së skuadrës.

Mirëpo Vidal kurrë nuk mundi të kapërcente një barrierë që nuk i përket cilësive të tij si lojtar.

Jeta e shthurur private, nuk shkonte paralel me atë që Vidal jepte në fushën e blertë.

Reali gjithmonë u ka besuar lojtarëve që, përvcese cilësorë, kanë ditur të ruajnë ekuilibrat në jetën private.

Episodi i të mërkurës, me protagonist pikërisht Arturo Vidal, që në gjendje të dehur u aksidentua me Ferrarin e tij, u ka dhënë të drejtë drejtuesve të Realit, që një vit më parë vendosën të mos e blinin kilianin.

Për një klub që i kushton shumë rëndësi imazhit, lojtarët me sjellje aspak të përshtatshme janë të panevojshëm.

Nëse kombëtarja e Kilit ka mundur ta falë mesfushorin e Juventusit, Reali i Madridit e ka fshirë përgjithmonë nga lista e futbollistëve që mund të mbërrijnë në Bernabeu si përforcime të merkatos.

8 komente në “Për shkak të sjelljes, Vidal nuk u ble nga Reali?”

  1. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Ironikja eshte se :
    Pikerisht tek REALI jane grumbulluar nje fufe RRUGECERISH dhe WAGABONDESH me ne krye PEREZIN e pastaj listen e plotesojne RonaldA ,PEPE,, ARBELOA ,MARCELO ,RAMOSI e te tjere ,kurse VIDALI do ti shtohej listes se gjate te ORDINEREVE .
    VIDAL eshte vellai SIAMEZ i XAVI ALONSOS ,por ky i fundit edhe pse i fshehur eshte nje RRUGAC KALIBRI kurse VIDALI eshte nje Idiot ,boll ta shohesh ne fytyre dhe i ke thene qe te gjitha !

    1. Epic says:

      Me shume urrejtje flet per Realin Totila.

      1. GMT says:

        @Epic,
        Totila kurrë si ka dashur monarkitë ngase çdo kurtizane për nga natyra është monarkiste.

      2. England says:

        Epic…nuk ka nevoje te pergjigjet Totila se ka punesuar kete servilin e tij GMT si sekretar qe te pergigjet ne vend te tij.

        1. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

          “England ” !
          Mos u fsheh mbas gishtit sepse ke kohe qe e ke humbur “EREN ” .
          “GMT ” une nuk e arrij dot per nga erudicioni i tij , por dhe per ate tjetren qe asnje si Ai nuk di se si me shkrime brilante ta percjelle me korte edhe Taborrin “Armik ” bashke me Spahinjte e tyre ,ose me sakte me jeniceret qe i dalin ne mbrojtje taborrit edhe ashtu te shpartalluar te REALIT te BARDHOSHKAVE .
          “EPIC” !
          Dua apo nuk dua une po e DEKLAROJ se :
          REALI eshte ekipi me me HISTORI ne BOTE ,pavarsisht se kete Histori e beri ne Kohen e FRANKOS .
          Ishte Italo-Argjentinasi Ai , ALFREDO DI STEFANO qe per 5 vite rresht qe prej 1956-1960 e Shpalli REALIN Kampion Europe ,kur vete Di Stefanon e mundi HELENIO HERRERA po nje ITALO-ARGJENTINAS por tani Trajner i INTERIT te madh ne vitin e larget 1964 kur INTERI i SUAREZIT ,MAZOLES ,FACCETTIT ,me shoke Shpallej Kampion i Kupes se Kampioneve mu ne 1964 dhe 1965 por DISTEFANO dhe PUSHKASH e lane futbollinmbas humbjes me INTERIN 3-1 .
          Eshte egzaktesisht sic une i kam pershkruar lojtaret e REALIT ,por qe tek REALI ka dhe Lojtare dhe njerez EKSELENTE sikur KASIJASI ,ROGRIGUES ,BALE ,KROS , ISCO e ndo je tjeter .
          Por c’te bej une se faktet jane ME Kokeforta se mua dhe me thone qe BARCA eshte ekipi me ME SHUME TROFE ne bote :
          BARCA ka 84 Trofe dhe REALI 80 Trofe .
          Edhe ketu une e urrej REALIN ???!!

  2. x says:

    Do te ishte mire qe Reali te shkrihej si ekip ose te zhukej si klub, qe disa njerez si puna jote te qetesohen shpirterisht, sepse urrejtja e vazhdueshme e gerryen njeriun nga brenda, dhe nuk i ben mire fare. Megjithese jam tifoz i Realit, me mire te mos jete reali, sesa te luajne nga trute nje pjese e njerezve, qe vetem shajne dhe nxjerrin vrer nga mengjesi deri ne darke. Do te ishte terapi shume pozitive. Po e zhdukim realin fare qe te te duket ty sikur ke arritur ne parajse.

  3. x says:

    @England
    Ej, po nuk eshte Sekretari jo, po eshte vete ai, bashke me disa “Nick”-e te tjera, si psh “Gjembaci” etj.. Ha ha ha sa qesharake. Harron qe perdor disa “key words” dhe dallohet shume shpejt.

  4. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    “X” apo unknown ” dhe te uroj qe keshtu te jesh per jete .
    TOTILA eshte TOTILA ,ta kam spieguar ne se do qe ta mesosh .
    Por “GMT ” ,e kam shkruar me lart eshte HIGH CLASS dhe nuk eshte sikur Ti apo ndonje tjeter qe jeni LOW CLASS ,boll te shohesh se cilin ekip apo individ pelqeni .
    Une dua qe te mesoj nga “GMT ‘ ekselencen ,Klasin , DHE ATE SE AI del MBI PREFERENCAT e tij dhe i mposht Ato dhe di se si ta qendis komentin .
    Ai,GMT nuk do ta pranpja une kurre qe te ishte Sekretari im ,por ai MBI TE gjithe ju ka VENDOSUR HESHTJE VARRI aq sa shume sosh jane fshehur si MINJTE neper MURE ose rrine te tulatur si MINJ HALEJE .
    “HORN apo GJEMBACI ” gjithashtu eshte nje nick i stisur ,kur midis Atij dhe TOTILES eshte nje ndryshim fareeeeeee i vickel ,por sinjikfikativ.
    Problemi qendron gjetka .
    Ju e dini dhe vete qe HEROI juaj eshte IMAGJINAR ,kurse HEROI Im ,MESSI eshte i PA-ARRITSHEM .
    Shikoni se cfare beri ,mori TRIPLETEN e dyte ne histori si asnjeri si perpara dhe tani ne kohen e tij.
    Po udheheq Argjentinen kapricoze ne nje kampionat Latin ku te gjithe jane te Barabarte midis te barabarteve ,boll te shoesh diferencat ne gola apo dhe ate se tek Grupi i Brazilit asgje nuk eshte e sigurte deri ne minutin e fundit .
    Uroj qe te jeni mire me shendet sepse Futbollin une e kam hobi for FREE TIME apo PER DOPO LAVORO kurse shumica e juaj e ka si burim Fitimi sepse luan skedina dhe m ene fund disa nga ju perfundojne me VETE-VRASJE .
    Kaq per sot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje