Disa e mbështesin ndërsa disa të tjerë jo.
Sjellja e Neimar në ndeshjen ndaj Kolumbisë, nuk i ka pëlqyer aspak një prej legjendave të futbollit brazilian, fenomenit Ronaldo.
Por, për ti dalë në mbrojtje 23-vjecarit ka menduar shoku i tij skuadrës te Barcelona, Havier Maskerano, që në Kupën e Amerikës me Argjentinën është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Neimar.
Ylli i Brazilit u ndëshkua me karton të kuq në përfundim të sfidës pasi në lojë të ndaluar goditi një kundërshtar me top ndërsa më pas u grind me Karlos Bakan.
Neimar tashmë do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Venezuelës, duke qenë një mungesë e madhe për Selecaon, që nuk e ka siguruar ende kualifikimin.
I pyetur për këtë cështje Ronaldo fenomeni, ngriti gishtin e akuzës mbi talentin e Barcelonës, duke deklaruar se Neimar u soll në mënyrë shumë agresive dhe e meritonte ndëshkimin me karton të kuq.
Gjeste të tilla në një ndeshje futbolli janë të papranueshme, shtoi më pas ish- sulmuesi i Interit dhe Realit të Madridit, ndërkohë që theksoi se Neimar aktualisht është duke kaluar një periudhë të vështirë.
Sipas Ronaldos, një lojtar në momentin që mban veshur fanellën e Brazilit nuk duhet të sillet kurrë në atë mënyrë.
Por, teksa një brazilian e kritikon, një argjentinas i del në mbrojtje 23-vjecarit.
Për Havier Maskeranon, arbitrat duhet ti mbrojnë më shumë lojtarët si Neymar.
“E godasin 20 herë dhe kundërshtarët ndëshkohen me vetëm 1 karton të verdhë” nënvizoi Maskerano në intervistën e tij.
“Nuk mund të harrojmë që Neimar është vetëm 23-vjec dhe e ka të pamundur ti përballojë të gjitha këto gjëra” deklaroi në përfundim mesfushori i përfaqësues së Argjentinës.
56 mil.dollarë i ka futur në xhep dhe akoma kujton se të tjerët jetojnë me sugjestionin e reputacionit dhe famës që ka arritur dhe duhet ta përgdhelin apo t’i bëjnë temena.Elegancën lerë në robaqepësi and act like a real man.
Neimar rshte koti. Nik i duhet brazilit. I prish lojen
“GMT ” !
Pike se pari ke te drejte per NEYMARIN sepse nuk eshte plotesisht i pjekur si lojtar dhe njeri per ti ngarkuar kete barre te rende .
Ne se do te kthemi mbas ne kohe dhe te heqim paraleel midis NEYMARIT dhe PELES , NEYMARI eshte super me i mire se sa PELE ,sepse NEYMAR eshte VIZIONAR .,por ne ekipin e BRAZILIT tani kemi lojtaret me ORDINERE te te gjithra koherave dhe te te gjitha kombetareve .
Po te jap nje rezyme se me cilet luante PELE ne
1958 kur fitonte te paren Kupe Bote .Ai luante me korifej te tille si
-Portier Gilmar
-Mbrojtesa 2 vellezerit e jashtezakonshem DJALMAR dhe NILTON SANTOS
-Mezi i Terrenit ishte DIDI
-Sulmi ishte IJASHTEZAKONSHEM me PELE ,VAVA ,ZAGALLO.
-Ate bote luhej me 2 W e fameshme me rreshtimin 5-2-4
–
-1962 , pa dashur qe te ha kohen perkrah PELES luanin keta lojtare te degjuar si
-GILMARI ,Djalma dhe Nilton SANTOS ,DIDI ,VAVA ,GARINCA ,por me nje ndryshim se PELE nuk luajti ne finale
-1970 ,
-Perkrah PELES luanin korifej te tille si FELIKS ne porte ,CARLO ALBERTO ,kapiten ,GERSON ,JAIRZINHO ,TOSTAO ,RIVELINO .
-Nuk dua qe te permend BRAZILIN e 1982 qe per mua ishte me moderni i shfaqur ndonjehere ,as BRAZILIN e mevoneshem te viteve 1997-2006 me RIVELINO ,RONALDO ,RONALDINHO e te tjere ,kurse keta me te cilet luan NEYMARI jane sic te thashe ORDINERET e ORDINEREVE .
Te pershendes sepse me duhet qe te ndjek Matcin midis KILIT dhe BOLIVISE .
TUNG dhe gjume te embel !
@Totila,
Të falemnderit shumë rrofsh e begatofsh