Dhjetë futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares

20 Qershor 2015, 18:59Sport TEMA

Vlera e futbollistëve shqiptarë në treg, ka filluar të rritet, dhe kjo falë paraqitjeve të mira të tyre me Kombëtaren dhe në skuadrat ku luajnë.

Gashi, ka mbyllur një sezon fantastik te Baseli në Zvicër, duke e ndihmuar skuadrën të arrij titullin e kampionit, ndërsa vetë, u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit.

Pas Gashit, është Elseid Hysaj, që po shkel syrin e disa skuadrave në Itali, ndërsa Napoli, mbetet më e interesuara. Hysaj, cilësohet si futbollisti i dytë më i shtrenjtë i kombëtares shqiptare.

Bekim Balaj është transferuar tek Rijeka në Kroaci dhe është nën vëzhgimin e klubeve evropiane për ta pasur pjesë të tyre.

Etrit Berisha, padyshim është gardiani më i mirë që kemi pasur në historinë e futbollit tonë.

Cikalleshi po arrin shume ne karriere gjate dy viteve eshte transferuar nga Kategoria Superiore ne Kroaci dhe se fundmi ne Turqi. Sokoli eshte nje futbollist me pergatitje fizike te admirueshme.

Elseid Hysaj ka bërë një paraqitje dinjitoze në Serinë A me skuadrën e tij Empoli dhe me Kombëtaren. Hysaj ka qënë në formë optimale duke luajtur në te gjitha ndeshjet e këtyre eliminatoreve si mbrojtës i djathtë.

Gashi, ka mbyllur një sezon fantastik te Baseli në Zvicër, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit.

Kaçe është një “Gjeni” trajneri i Paok i ka thurur elozhe të pafundme magjistarit, i cili na dhuroi fitoren historike përballe Francës.

Kapiteni është shpirti i këtij grupi që po arrin rezultate historike për kombëtaren tonë. Ndonëse tek ekipi i Lacios nuk ka gjetur hapësiren e mjaftueshme, ai është një futbollist me kualitet të jashtëzakonshëm.

Alban Meha, snajperi i Kombëtares. Le të shpresojme që të shënoj kundra Serbisë.

Taulant Xhaka është një mesfushor shume i fortë dhe me një klas të lartë, i denjë për klubet më të mira në evropë.

Lenjani ndonëse renditet në vendin e dhjetë për pagesë, ai e meriton padyshim këte notë. Eshte futbollisti qe i ka dhënë gjak kuqezinjve me lojen e tij.

/Sportpress.al/

9 komente në “Dhjetë futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares”

  1. Christopher Columbus says:

    O Mero po folu pak ketyre gazetareve.

    Titulli thote Dhjete Futbollistet me te Shtrenjte te Kombtares.

    Filloeni listen nga lojtari me ishtrenjt deri tek ai me i lire se renditja do te duket me ESTETIKE.

    1. Argita_B says:

      Ka tre muaj qe si paguan rrogat, ça ti flasi gazetareve!!

  2. Glauk says:

    Shaqiri ben me shum se gjith keta bashk.

    1. Hustler says:

      Behet fjale per lojtaret e kombetares kuq e zi, jo per shqiptaret qe luajne me kombetaret e huaja

    2. illegal mind says:

      Po flitet per Shqiptar o flutur

  3. Ledio says:

    As numrat nuk dini ti rreshtoni. Gazetari amatoresh..:)

  4. Pelasgian says:

    Po shume jan rrit , po prap jemi shume mbrapa vendeve fqinje !!!

    SerbiaU20 fitoi BOTERORIN ne Zelande !!!

    Shumica e futbollisteve tane jan produkt i jashtem , nuk jan “made in Albania”

    Duhet investu tek ekipet zinxhir qe te nxjerrim talente nga shkollat tona !!!

    1. albaniafirst says:

      Serbia humbi me Cekine 4 me 0. Per cfare titulli kampion e ke fjalen ti more mik. Ne finale jane Gjermania me Cekine

      1. Pelasgian says:

        Serbia u20 jo u21 !

        Sa per info finalja ne ceki lozet me 30 qershor , ndeshja gjermani ceki eshte ndeshje grupi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje