Skënderbeu, short me fat në Champions

22 Qershor 2015, 15:38Sport TEMA

Skënderbeu mund të konsiderohet me fat nga shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për turin e dytë paraeliminator të Champions League.

Kampionët e Shqipërisë ende nuk kanë njohur rivalin direkt, pasi kundërshtari i tyre do të dalë nga fituesi i çiftit Crusaders e Irlandës së Veriut  – Levadia Tallin e Estonisë.

Ky short mund të konsiderohet i mirë për korçarët duke qenë se kundërshtarët e tyre mund të ishin edhe më të vështirë si Dila Gori i Gjeorgjisë, Trencin i Sllovakisë apo Milsami i Moldavisë.

Kështu, Skënderbeu do të presë dy ndeshjet për të mësuar kundërshtarin, për më tepër që ka dhe favorin të shohë rivalët në fushën e lojës.

Crusaders është shpallur kampion në Irlandën e Veriut dhe kthehet në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent pas 18 viteve, kur për herë të fundit është eliminuar nga Dinamo Tbilisi në verën e vitit 1997 me rezultatin e përgjithshëm 8-2.

Ndërkohë edicionin e kaluar irlandezo-veriorët kanë kaluar turin e parë në Europa League, për t’u eliminuar më pas nga suedezët e Bromapojkarna.

Ndërkohë Levadia Tallin shihet si favorite në këtë përballje, me Estonezët që luajnë për të dytin sezon radhazi në Champions League.

Edicionin e kaluar Levadia arriti të kualifikohej në turin e parë për t’u eliminuar më pas nga Sparta e Pragës me rezultat të përgjithshëm 8-1.

5 futbollistë të skuadrës nga Tallin janë edhe pjesë e kombëtares së Estonisë ndërkohë që Crusaders nuk ka asnjë elemnet në përfaqësuesen e Irlandës së Veriut.

1 komente në “Skënderbeu, short me fat në Champions”

  1. po pse shorti hidhet ne zvicer!
    a nuk e psut ju me korruptin zvicerran blater?
    dihet se zvicrra osht shtet mafjoz. i korruptum dhe qe bo cdo gjo per pare.
    prandaj gjeni ndonji shtet tjeter per short .
    larg nga kurva zvicerr. abandonojeni dhe bllokojeni kurvicen e maleve!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje