Italia prej vitesh është kthyer në arenën ku futbolli shqiptar pasqyron vlerat më të mira. Tare, Bogdani, Cana, Berisha, Hysaj apo Basha janë disa nga emrat që kanë shkëlqyer në futbollin italian.
Por, tashmë shqiptarët po kapërcejnë cdo tabu dhe së fundmi emrat e tyre figurojnë si kampionë të italisë. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për futbollsitë që të aktivizohen me Juventusin por për të rinj të cilët këtë sezon janë shpallur kampion italie me grupmoshat e tyre.
Madje, në finale shqiptarët nuk kanë qënë vetëm tek skaudrat fituese por edhe tek finalistja.
Kështu në finalen e të rinjve u përballën Torino me Lazion, fituesi i të cilës doli nga pika e bardhë e penalltive.
Tek granatat luajti për 85 minuta mesfushori Federico Zenuni, 18-vjecari i cili është pjesë e skuadrës së 19-vjecarëve të Altin Lalës, teksa më parë është aktivizuar edhe në urdhërat e Xhemal Mustedanagic për skuadrën e 17-vjecarëve.
Tek Lacio u aktivizua Clay Verkaj, 18-vjecari me origjinë shqiptare por që ka luajtur për përfaqësueset e moshave te Gjermanisë.
Në këtë finale Zenuni ka bërë një paraqitje të mrekullueshme duke qënë një nga më të mirët, teksa zëvendësimi i tij erdhi për shkak të freskimit që trajneri Longo bëri në mesfushë.
Ndërkohë në finalen e paratërinjve midis Romës dhe Empolit nuk mungoi derbi i shqiptarëve ku kryeqytetasit triumfuan me përmbysje rezultati. Tek verdheblutë u aktivizua Lirim Kastrati në minutat e fundit të takimit, ndërsa tek toskanët për rreth 70 minuta u aktivizua Katriel Islamaj.
Futbolli shqiptar përfaqësohet në mënyrë dinjitoze edhe në nivel moshash në futbollin italian, duke bërë që e ardhmja e përfaqësueses shqiptare të jetë në rrugën e duhur.
S’ka ma bukur qe ekipi kombetar te na vije import nga te rinjet shqiptare me banim ne Itali.
Legjonet romake u populluan me shume ushtare iliras, Ata ishin a qe te zote sa ju moren dhe fronet perandorake.
keni harruar mesfushorin ndoj te romes..un gran bel giocatore..