Nga Ibra te Kavani, Milani tenton goditjen e madhe

22 Qershor 2015, 15:39Sport TEMA

Pasi nuk arriti dot të firmoste me Jackson Martinez dhe Goefrey Kondogbia, Milani ka në dispozicion 75 milionë Euro, për t’i investuar në merkato, kuqezinjtë me këto para mund të tentojnë goditjen e madhe por mund edhe të blejnë dy apo tre lojtarë të rëndësishëm që do ta përforconin shumë skuadrën. Sic raportojnë mediat italiane Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Zlatan Ibrahimovic, madje është pikërisht suedezi i Paris Saint Germain objektivi i parë për sulmin. Ibra momentalisht nuk dëshiron të largohet nga Franca por fakti që drejtuesit e Parisit i kanë bërë një ulje të vogël të pagës dhe nuk i kanë ofruar një kontratë të re mund të hapë skenarë të rinj përsa i përket të ardhmes së gjigandit suedez.

Milani ka gati një kontratë 2-vjecare me një pagë prej 9 milionë Eurosh në sezon për bomberin 33-vjecar, ndërsa opsioni tjetër është një marrëveshje me kohëzgjatje më të madhe por me një pagë më të ulët prej vetëm 6 milionë Eurosh në sezon. Tashmë gjithcka është në dorë të Zlatanit që duhet të vendosë se cfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Megjithatë ëndrra e vërtetë e Milanit për sulmin nuk është Ibrahimovic por Edinson Cavani. Uruguaini pëlqhet shumë nga Galliani dhe mund të jetë pikërisht ai dhurata e presidentit Berlusconi për tifozët dhe trajnerin Mihajlovic në merkato. Gjithsesi për të firmosur me El Matadorin, i cili në sezonin e fundit shënoi 31 gola 1 më shumë se Ibra kuqezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë, aq më tepër që Paris Saint Germain nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Cavanit.

Për mesfushën pas refuzimit që mori nga francezi Kondogbia që zgjodhi Interin, Milani pëlqen belgun e Zenitit Axel Witsel, i cili mund t’u kushtojë arkave të kuqezinjëve reth 30 milionë Euro. Ish lojtari i Benficës pëlqehet edhe nga Juventusi që sheh te 26-vjecari pasuesin ideal të Paul Pogba. Prandaj Milani duhet të shpejtojë nëse dëshiron me të vërtetë të firmosë me Witsel. Në orët e fundit ka dalë në skenë edhe emri i Radja Nainggolan që po kthehet në një mollë sherri mes Romës dhe Cagliarit. Nëse verdhekuqtë dhe sardët nuk bien dakort për blerjen përfundimtare të futbollistit belg nga Roma, në valle për të marrë shërbimet e Nainggolan mund të hyjë edhe Milani.

3 komente në “Nga Ibra te Kavani, Milani tenton goditjen e madhe”

  1. Arben says:

    Eh………….. Do behem futbollist

  2. GMT says:

    Ibrahimovič është i konsumuar dhe nuk ka më çfarë të japë me përjashtim ndofta të ndonjë goli spektakolar në dhjetë ndeshje.Kavani nuk është determinant dhe Milanit i duhet pikërisht një i tillë.
    P.S.Maradona hidh një sy nga ne këtej nga majat e Andeve.

  3. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Jam dakord dhe une .
    IBRAHIMOVICI pos Rese se madhe te tymit qe le nga mbas ne “”trokun” e tij ,nuk ka se cfare te afroje me tjeter .
    TAVANI ? ,asgje e re nga fronti i perendimit .TAVANI shkon deri tek Zona e rreptesise dhe aty e humb gjithcka .
    C(( T) AVANI eshte shembulli me autentik i nje lojtari te Mediatizuar apo amplifikuar nga padronet me CALLMA dhe CARCAFE te Bardhe ,te cileve u duhet nje modus -vivendi .
    Ju lutem shikoni trajektoren e P.S.G qe ka thuajse te nejjten Amplitude : shkon deri ne teteshe ne Ch-league dhe atje Skualifikohet .
    Nuk eshte determinante qe 2 here e ka Deklasuar BARCA sepse perndryshe do te gjendej ndonje “”Tjeter Barce ” qe ta skualifikonte .
    Me mundon nje pyetje qe do tia beja me se shumti Vehtevehtes time .
    Une argumentoj qe :MILANI edhe per 4-5 vjet nuk do te jete ne gjendje qe te konkuroje denjesisht ne Ch-League ,duke u nisur nga Brumi qe ka + Trajnerin .
    Pse nuk investon MILANI per 5-6 vjet duke filluar qe sot tek Ekipet e vehta zinxhir ose te bleje element 12-13 vjecare dhe ti stervit vete qe te kete nje baze solide per te pakten 10-12 vjet ashtu sic beri dhe BARCA qe pos se nderoi Vehten i dha SPANJES 2 Kampionate Europiane dhe 1 KUPE BOTE si asnje ekip ne bote si perpara dhe tani .
    Lutje stafit t nderuar Sportiv te “TEMES “.
    Ju lutem ,pse nuk hidhni ne Efir lajme nga COPA AMERICA qe ne te hahemi me njeri -tjetrin sikur “””Qente per Kocka “” ?
    Ju respekton ,Totila !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje