Bartomeu siguron një blerje të rëndësishme para zgjedhjeve

23 Qershor 2015, 16:05Sport TEMA

Numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, një nga kandidatët kryesore për t’u zgjedhur më 18 Korrik president i blaugranave, ka arritur marrëveshjen me një lojtar shumë të rëndësishëm të Primera Division, emri i të cilit, sipas “El Mundo Deportivo”, do të zbulohet një javë para se aksionarët t’u drejtohen kutive të votimit.

Mësohet se Bartomeu gjatë ditëve të fundit ka patur kontakte të vazhdueshme me një homolog të tij në La Liga, për të transferuar në Katalunjë një mesfushor spanjoll, i cili do të prezantohet si blerje e re nëse Bartomeu shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale.

Kuptohet që Bartomeu në këtë rast synon ta shfrytëzojë postin e tij për të siguruar një mbështetje sa më të gjerë te aksionarët e Barcelonës.

E njëjta e përditshme, që ndodhet shumë pranë klubit katalanas informon së celësi për të arritur te Pol Pogba, është talenti premtues i Fluminenses në kampionatin brazilian, Gerson, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit.

Barcelona nuk ka rivalë në garë për të siguruar kartonin e Gerson, të cilin mund t’ia afrojë klubit italian si pjesë e marrëveshjes për Pogba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje