Hames Rodriguez: Nuk mund të dueloj me Mesin

23 Qershor 2015, 15:43Sport TEMA
Hames Rodriguez: Nuk mund të dueloj me Mesin

Hames Rodriguez përballë Lionel Mesit.

Do të jetë ky dueli i madh i cerekfinaleve të Kupës së Amerikës.

Por, sipas mesfushorit të Kolumbisë, ai kurrësesi nuk mund të krahasohet me yllin e Argjentinës pasi Mesi qëndron mbi gjithë të tjerët.

Megjithatë, Hames beson se Los Cafeteros mund ta mposhtin La Selecion:

“Messi është futbollist i një bote tjetër.

Ai është një lojtar unik dhe nuk mund të flitet për një duel Hames-Mesi sepse do të ishte e padrejtë për të.

Gjithsesi ne mund të luajmë shanset tona përballë një ekipi të fortë si Argjentina, pasi gjithashtu kemi në përbërje lojtarë cilësorë.

E sigurtë është që mes nesh dhe kombëtares albiceleste do të zhvillohet një ndeshje e bukur për tu parë”.

Kolumbia vuajti shumë për tu kualifikuar në cerekfinalet e Kupës së Amerikës.

Hames Rodriguez në vijim të intervistës së tij vlerësoi të gjithë kundërshtarët duke theksuar se këtë vit po zhvillohet një kompeticion me shumë rivalitet:

“Kjo Kupë Amerike ka qenë shumë e vështirë për të gjitha skuadrat.

Asnjë prej ekipeve pjesëmarrëse nuk ka treguar formën më të mirë.

Vetëm Kili ka arritur të fitojë me rezultatin 5-0, dhe ky fakt tregon mësëmiri se po zhvillohet një kompeticion me një rivalitet të jashtëzakonshëm”.

3 komente në “Hames Rodriguez: Nuk mund të dueloj me Mesin”

  1. gjembaci says:

    kupa e kombeve te amerikes se jugut eshte shume e forte .ekipet ne kete kompeticion jane te barabarte dhe luhet futboll i ashper deri ne kufijte e rugbyse .
    messi nuk po ben paraqitje sikur me barcelonen .
    arsyet i gjej jo tek mos-interesimi i tij por tek insuficienca e kombetares albiceleste ,tek mos inkuadrimi dhe kordinimi i reparteve ,tek niveli i ulet drejtues i tata martinos qe nuk ka asnje ide se cfare behet ne fushe ,tek pertacia e disa lojtareve ,tek mungesa e kolektivitetit dhe me se shumti tek shperdprimi i atyre pak rasteve qe sherbehen nga messi ,tek mungesa e lojes vertikale aq vrasese .
    perndryshe messi eshte me i “cliruar ” sepse nuk po ndjen as presionin e neymarit dhe te suarezit .
    te shenosh 4 gola sikur argjentina dhe te pesosh 2 ,apo te shenosh 4 dhe te pesosh 4 sikur brazili ,per keto te dy ekipe qe kane pretendime per kete kupe ,nuk me duket bindese .
    por nga ana tjeter dhe kili nuk me duket dhe aq bindes sido qe shenoi nje thes me gola ne ndeshjet e grupit .forca e tij do te duket si me uruguajin ne se e kalon por dhe me brazilin ne se brazili e kalon katershen .
    ne se krahasojme me kampionatin europian do te shohim se ne amerike rivaliteti eshte i madh dhe arbitrat bejne mire qe lejojne loje te ashper .
    kupa ka hyre ne fazen e nxehte por numri i ndeshjeve eshte i paket ,sodoqofte deri te shtunen do ti mesojme 4 ekipet crek-finaliste .

  2. x says:

    E kemi marre vesh me kohe ate pune, qe Messi ke argjentina eshte nje lojtar i zakonshem dhe s’merr dot trofe. Interesat kjo per kete “pleshtin”. Maradona e hypte argjentinen ne kurriz.

  3. gjembaci says:

    e megjithate more X messi eshte me i miri per te gjitha koherat ,
    ne se une bej nje ekspoze te tille nuk do te thote se u jap “oksigjen” te vdekurve si puna e …….
    ai pleshti e coi argjentinen , vitin e kaluar ne finale dhe nuk fitoi sic mundej te humbiste dhe gjermania ,sepse referi nuk i dha penalltine higuainit dhe nuk nxori me te kuqe ate qe messi pas me pak se nje viti e degjeneroi per jete me 2 gola ,ss-nojer .
    prandaj ,tjeter here kur te komentosh ,lere nje dritare qe te fluturosh ,sepse ku i dihet ,mbase ti presin krahet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje