Frenk Riberi, karriera në rrezik nga dëmtimet

23 Qershor 2015, 15:40Sport TEMA

Hije dyshimi mbi gjëndjen e Frenk Riberi.

Futbollisti i Bajernit nuk është rifatësuar ende nga dëmtimi i gjatë dhe karriera e tij është në rrezik.

Të paktën kështu raportojnë mediat franceze, sipas të cilave Riberi mund ti japë fund futbollit të luajtur shumë shpejtë.

Dëmtimi në kavilje e shqetëson akoma 32-vjecarin që po mendon seriozisht të thotë stop.

I pyetur mbi gjëndjen e tij pak ditë më parë, Riberi u shpreh se ky dëmtim po e nervozon shumë dhe është një katastrofë për të, por ndërkohë që sulmuesi francez duket i mposhtur menaxheri i tij kërkon ti japë kurajo, teksa deklaron se Frenk është një nga ata futbollistë që nuk dorëzohet kurrë.

Në këto lloj rastesh thuhet që e vërteta qëndron gjithmonë në mes, por tifozët e Bajernit kanë shumë arsye për tu ndierë të shqetësuar.

Gjëndja e francezit nuk po përparon dhe rikthimi i tij në fushë është kthyer në një mister.

Te Bajerni e dinë mirë dicka të tillë dhe po mendojnë të gjejnë një zëvendësues për 32-vjecarin.

Mjafton të dëgjosh sesi shprehet Rumenige për të kuptuar sesa keq po shkojnë gjërat për Frenk Riberi.

“Duhet ta ndihmojmë që të luajë më shumë, sepse duke u bazuar te faktet është e vërtetë që në dy sezonet e fundit nuk ka patur aspak vazhdimësi”, deklaroi shefi ekzekutiv i bavarezëve.

Fjalë këto që mund të konsiderohen si një dënim për francezin, me Bajernin që nuk ka ndërmend ta presë më, edhe pse menaxheri i Riberisë beson se ai do të kthehet të luajë sërish futboll madje në nivelet më të larta.

Se cfarë do të ndodhë me karrierën e 32-vjecarit mbetet për tu parë por ndërkohë Riberi e ka të pamundur të vrapojë dhe një fakt të tillë e ka bërë të ditur ai vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje