Taulant Xhaka në “radarin” e Sousas

24 Qershor 2015, 15:30Sport TEMA

Zërat  për një transferim të mundshëm të Taulant  Xhakës nga  kampionët e Zvicrës drejt Fiorentinës duket se marrin edhe më shumë nota vërtetësie cdo orë që kalon.

Zëvendës drejtori i Gazetta dello Sport, Luca Calamai teksa i përgjigjet pyejteve që mbërrijnë nga redaksia e Firenceviola.it, një faqe që i dedikohet tërësisht zhvillimeve te klubit vjollcë, pohon se Xhaka mund  të jetë ndër të parët lojtarë që do të ndjekin gjurmët e trajnerit Paulo Sousës:

“I shkathët, elegant dhe karizmatik.

Ky është impresioni i parë për ish teknikun e Baselit.

Opinioni i dytë është që  portugezi Sousa kërkon që nxënësi i tij Taulant Xhaka ta ndjekë edhe në aventurën e tij të re në Itali.

24 vjecari Xhaka, futbollist i përfaqësues shqiptare tregoi një nivel shumë të lartë tek Baseli në këtë edicion dhe se mund të pozicionohet mjaft mirë si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë”

Taulant Xhaka është sponsorizuar në mediat italiane edhe nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, që e ka konsideruar atë si të përshtatshëm për Serinë A. Ditët e ardhshme pritet të jenë decizive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje