Suksesi kërkohet nga skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në kompeticionet europiane, ku synimi minimal është të paktën kalimi i një raundi.
Pavarësisht nëse shorti është apo jo i favorshëm, ambasadorët e Kategorisë Superiore kanë treguar se tashmë profesionalisht janë më lart. Kjo shihet jo vetëm nga fakti se si është ruajtur grupi i futbollistëve i pandryshuar por edhe nga interesi që shfaqin drejtuesit e stafeve teknike për të mësuar dicka rreth kundërshtarëve. Edhe pse skuadrat janë në fazë përgatitore nga drejtuesit më të lartë janë menduar që të ndiqen nga pranë rivalët europianë. Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani kanë fatin e mrië të ndjekin në aksion rivalët e tyre duke qenë se janë në aktivitet.
Kampionët pritet të dërgojnë dikë nga stafi për të ndjekur nga pranë dy sfidat e turit të parë eliminator të Champions League midis Crusaders të Irlandës së Veriut dhe Levadia Tallin të Islandës, raporton Super Sport.
Pavarësisht se nuk mund të jetë trajneri Mirel Josa për të parë vetë kundërshtarin, numri një i stolit të kampionëve pritet të marë njohuritë e plota për kundërshtarin që do të ketë përballë. E njëjta situatë vlen edhe për Kukësin, që do të dërgojë përfaqësuesit e vetë në Bjellorusi për të ndjekur sfidën e kësaj fundjave në kampionat midis Torpedo Zhodinos dhe Vitebsk, dy skuadra që janë në vendet e fundit të kampionatit.
Tek Partizani mendohet se mund të jetë vetë trajneri Sulejman Starova ai që do të udhëtojë drejt Norvegjisë për të ndjekur nga pranë Stromsgodet në transfertën ndaj Stabaek, e vlefshme për javën e 14 të kampionatit vendas.
Këtë fat nuk e ka Laci, pasi kampionati në Azerbajxhan nuk ka nisur ende, por kurbinasit mund të marin informacionet e plota nëpërmjet lojtarit të kombëtares Shqiptare Ansi Agolli, i cili e njeh mjaft mirë Inter Baku.
Edhe po kaluan nje raund c do behet?Na duhet pune qe te fusim te pakten nje skuader ne europa league…ishalla skenderbeu tja kaloj