Seria A vishet kuqezi

25 Qershor 2015, 15:48Sport TEMA

Në këtë merkato vere duket se Seria A vishet kuqezi. Të paktën në një këndvështrim paraprak klubet elitare italine synojnë të përfitojnë shërbimet e disa prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare, emrat e të cilëve janë lakuar si përforcime të mundshme të kësaj vere.

Këtu mund të përmendim Taulant Xhakën për të cilin ditët e fundit është spekuluar shumë se mund të vishet vjollce duke lënë klubin e Baselit për të ndjekur gjurmët e ish-trajnerit të tij portugezit Paulo Sousa drejt Fiorentinës, por mesa duket interesimi për të nuk mbërrin vetëm nga klubi vjollcë.

Lazio është vënë në gjurmët mesfushorit 24-vjecar që këtë sezon  shkëlqeu me kampionët e Zvicrës.

Gjithashtu një tjetër emër që është lakuar tek bardhekaltërit është edhe ai i qëndërsulmuesit Bekim Balaj.

Deri më tani në klubin e Rijekas, ku kartoni i 24 vjecarit shkodran vlerësohet me shifrën e 4 milion eurove, kanë mbërritur oferta nga klube gjermane, por mesa duket interesimi i drejtorit sportiv Igli Tare mund të bëjë që Balaj të mbërrijë në Romë.

Ndërkohë Udinese është vënë në gjurmët e korçarit, Ergys Kace.

Mesfushori 21-vjecar që aktivizohet me PAOK-un në superligën greke mesa duket ka tërhequr vemendjen e teknikut Stefano Colantuono falë karakteristikave të tij.

Një mesfushor mbrojtës i shkathët, që me Kombëtaren shqiptare numëron 2 gola në ndeshje miqesore si ajo me Armeninë dhe golin e fitores 1-0 në miqësoren me Francën që u zhvillua  në 13 qershor në Elbasan Arena.

Klubi jugor i Napolit nga ana tjetër duket se ka nisur tratativat me Empolin që në sezonin e arshshëm të sjellë në San Paolo mbrojtësin Elseid Hysaj.

Mesa duket mbrojtësi 21 vjecar preferohet nga trajneri  i ri Maurrizio Sarri.

Përsa i përket Andi LIlës i cili aktualisht është i lirë nga detyriomeet kontraktuale si pasojë e falimentimit të klubit të Parmës duket se kërkohet nga Carpi i sapongjitur në Serinë por dhe Atalanta Edoardo Rejas.

1 komente në “Seria A vishet kuqezi”

  1. Gerti says:

    Hajde ishalla. Sa me shume te luajne ne Serine A, aq me mire per kombetaren tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje