Andi Lila mund të mbetet në Serinë A

25 Qershor 2015, 15:47Sport TEMA

Shpallja e falimentimit të Parmës, pasi nuk i gjet asnjë investitor për blerjen e këtij klubi, ka cliruar nga cdo detyrim kontraktual të gjithë lojtarët e kësaj kësaj skuadre, ndër të cilët edhe Andi Lilën.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare tashmë duhet të gjejë një skuadër të re, pasi Parma do të nisë gjithcka nga e para në nivelet më të ulëta të futbollit italian.

Në fakt 6 muajt e fundit në klubin emilian kanë qenë mjaft pozitivë për 29-vjecarin, që mundi të shënonte 2 gola në 11 ndeshje të Serisë A. Skuadra të ndryshme italiane në Serinë A, kërkojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit energjik.

Fillimisht mediat italiane shkruajtën për një interesim të Atalantës, ndërsa orët e fundit ka dalë në skenë edhe Carpi i sapongjitur në Serinë A.

Skuadra nga Emilia Romania kërkon lojtarë cilësorë për të përballuar konkurrencën e fortë në elitën e futbollit italian, ndaj ka hedhur sytë nga futbollisti shqiptar.

Për momentin palët janë në fazën e kontakteve por gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë zhvillime të tjera që mund të përfundojnë me arritjen e një marrëveshjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje